Aktet e gjykatës dhe vendimet e përmbarimit në QKR

Saimir Lleshi

Regjistrimi i vendimeve (akteve) të gjykatës, zyrave të përmbarimit apo autoriteteve të tjera publike do të mund të bëhet online në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

Ky është shërbimi më i ri që ofrohet nga QKR-ja,  si institucioni i vetëm përgjegjës për regjistrimin e biznesit në Shqipëri, me qëllim lehtësimin e procedurave.

Sipas burimeve zyrtare të QKR-së ky shërbim elektronik ndihmon në thjeshtimin e mëtejshëm të procedurave të regjistrimit, shkurtimin e kohës së zbatimit të vendimeve/akteve të gjykatës, zyrave përmbarimore ose autoriteteve të tjera publike për të dhënat e regjistruara ose veprimtarinë e subjektit tregtar.

Shërbimi elektronik ofrohet online nëpërmjet platformës elektronike e-albania.al dhe synon thjeshtimin e mëtejshëm të procedurave të regjistrimit, shkurtimin e kohës së zbatimit të vendimeve të gjykatës, zyrave përmbarimore ose autoriteteve të tjera.

Ai i ofrohet çdo personi të interesuar që mund të jetë individ, subjekt tregtar, autoritet publik etj. që është i regjistruar në portalin e-albania.

Shqyrtimi i aplikimeve kryhet sipas parashikimeve të Ligjit Nr.9723/ 2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, i ndryshuar, (brenda 1 dite nga momenti i aplikimit). Ai mund të verifikohet në web-in e QKR-së ( direktoria: Kërko për subjekt).

Për ofrimin e këtij shërbimi QKR do të fillojë edhe trajnimin e punonjësve të zyrave përmbarimore.

Me këtë shërbim, QKR ka shtuar listën e shërbimeve që individët apo subjektet mund të marrin në rrugë elektronike për të kursyer kohë dhe për të shmangur vizitat fizike, shkruan Monitor.

Aktualisht QKR ofron online: regjistrimin fillestar,  regjistrime të tjera të detyrueshme,  si dhe regjistrimin e pasqyrave financiare/raporteve të auditit dhe veprimtarisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *