Menjëherë pas marrjes së detyrës së tij si president i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pritet që në aktin e parë zyrtar të tij t’i japë shtetësinë kosovare ish-kryeministrit shqiptar, Pandeli Majko.
Ish-kreu i qeverisë shqiptare gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, ka një pjesë të familjes së tij që jeton në Prishtinë, vëllain e tij Altinin që është martuar me një vajzë nga Kosova dhe jeton prej shumë vitesh atje.
Siç mësohet, me aktin e dhënies së shtetësisë Pandeli Majkos, Thaçi përveçse do të bëjë një gjest shumë të rëndësishëm kuptimplotë dhe mirënjohje ndaj Majkos, do të zbusë edhe marrëdhëniet të cilat kanë qenë të tendosura që prej kohës së luftës.
Me ktë akt, Thaçi pritet të japë një mesazh pajtimi me të gjithë ata politikanë që ka pasur konflikte ndër vite.
Të premten paradite do të zhvillohet ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës nga Atifete Jahjaga dhe marrja e saj nga presidenti i ri Hashim Thaçi. Ceremonia do të jetë me protokoll ushtarak dhe diplomatik. Nga Shqipëria i ftuar është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili qëndron prej të enjtes në Prishtinë. /tesheshi

E meriton! Ndoshta cdo kryeminister ne ate kohe, perjashto Saliun, do ti pergjigjej asaj situate, por nuk ka te krahasuar entuziazmi i Majkos ate moment te rende, te veshtire dhe delikat per kombin dhe sidomos per rajonin. Merr me mend sikur te qe vetem nje moment i dyzuar per pranimin e refugjateve kosovare ne Shqiperi. C’do benin te gjithe fqinjet qe na duan gjithmone te miren… Dhe kjo, pranimi i refugjateve, eshte vetem ana publike e problemit. BRAVO MAJKO!
Por per cfar I duhet kjo lloj shtetesie z.Majko kur ai ka Shqiptare dhe Bullgare.Shqiptaret e Kosoves presin te marin shtetesi Shqiptare keta po me avazin e vjeter ,shtetesi Kosovare,pika qe sju bie.
u bo ne ky si Bomi me Jarin tu da llokume.
Vllai i Pandushit o martu me kosovare se puno aqe te Insigu qi o kompani shteterore dhe si vlla i kryeministrit.
Sa per Luften ate nuk e beri Pandi dhe kosovaret i priten shqiptaret dheqeveria duket ti nenshtrohet nje auditi per perdorimin dhe perlarjen e ndihmave.
“trimeri” ishte te martoheshe me kosovare ne kohene komunisteve prerilindesa jo ime…