Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim ankimimin e Partisë Demokratike për shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të Aktit Normativ nr. 6, datë 04.10.2013 të Këshillit të Ministrave, për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 119/2013 “Për buxhetin e vitit 2013”. Në seancën e djeshme morën pjesë përfaqësuesit e PD dhe PS, ndërsa nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit e Bankës së Shqipërisë. Pas vendimit, ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, në një dalje për mediat u shpreh besimplotë se gjykata Kushtetuese do ta analizojë me profesionalizëm këtë rast. Halimi theksoi edhe njëherë se akti normativ i qeverisë për të rritur borxhin në kufi historik është antikushtetues dhe rrezikon ekonominë. Nënkryetari i grupit parlamentar demokrat tha se është me rëndësi që qeveria të kthehet në binarët kushtetues, në mënyrë që vendi të mos rrëshqasë drejt recesionit.
Akti normativ për buxhetin, Kushtetuesja pranon të shqyrtojë ankimimin e PD
