Tritolit në shtylla klasifikohet si akt terrorist, hetimi kalon te ‘Krimet e Rënda’

redaktor

Hedhja në erë e një shtylle të tensionti të lartë në Kurbin do të hetohet si akt-terrorist nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Dosja është trasferuar drejt Tiranës nga Prokuroria e Kurbinit për moskompetencë dhe do të hetohet nga Krimet e Rënda, pasi vepra penale e akteve terroriste është juridiksion i kësaj prokurorie.

Në ditën e fundit të vitit 2013 një shtylle të tensionit të lartë, të linjës së interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë iu vendos tritol duke shkatërruar njërën këmbë të saj. Ndërkohë në këmbën tjetër u gjetën 16 kallëpe tritoli,ndërsa u gjetën edhe dy mbishkrime në njërin thuhej për taksat dhe tjetri për naftën.

Prokuroria për dosjen “Imami”

Prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje 9 anëtarët e komisionit të verifikimit dhe specifikimit të ofertave në ministrinë e mbrojtjes, për të ashtëquajturën dosja “Imami”. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se këta persona do të pyeten mbi kriteret që janë përdorur në pranimin e ofertave dhe baza ligjore ku janë mbështetur për të shpallur fituese një kompani të caktuar mediatike.

Datën 9 dhjetor të vitit 2013ministrja Mimi Kodheli paditi paraardhësin e saj në ministrin e mbrojtjes Arben Imami për shpërdorim detyre dhe shkeljen e barazisë në tendera, pasi kishte paracaktuar kompaninë mediatike e cila do të transmetonte spotet publicitare për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Sipas ministres Kodheli,Imami ka abuzar me 1,2 milion dollarë.

Pushohet çështja për ish-drejtorin e QSUT-së

Po akuza e kryeqytetit ka pushuar çështjen penale në ngarkim të ish-drejtorit të QSUT-së Saimir Ivziku. Ivziku akuzohej për shpërdorim detyre, pasi kishte punësuar 100 persona mbi organikën e nevojshme të spitalit me të madh në vend. Pas 6 muajsh hetimi prokurorët kanë arritur në përfundimin se nuk ka vepër penale. Është verifikuar se punësimi është bërë në bazë të nevojave të spitalit dhe se pagesa e tyre është bërë brenda buxhetit që ka patur ky spital.

Share This Article
4 Comments
  • O shqipetare, mos u lodhni dhe mos besoni ….
    Ne Shqiperi kur nuk do te kete “DREJTESI” sa te jete Ky President Sakat dhe Ky Prokuror …. te dy vegla dhe emeruar me paramendim nga vete dora e “zeze e krimit” ne Shqiperi – Sali Bisha.

  • Nuk e kam besuar dhe nuk e besova asnjeherë qe djali shume i kulturuar saimir ivziku,ish-drejtor i qsut mund të bëjë punë të pista!

  • Prokurori e degjeneruar deri ne ekstrem, drejtori i pergjithshem i QSUT puneson 100 vete mbi strukturen e percaktuar nga organika dhe kjo thote gje nuk perben veper penale. Te paguash jashte strukture nje vlere prej 40 milion lek te vjetra ne muaj, nuk perben veper penale se jane parate e qytetareve te mjere qe, nuk u behet as sherbimi kur jane te shtruar ne spital. Kjo prokurori e ndyre perse nuk e gjykon ceshtjen qe keto 40 milion leket te vjetra cdo muaj te ishin kursime e me kete fond te perballoheshin mungesat e theksuara ne medikamente, duke e ndryshuar destinacionin vetem me shkrese nga titullari perkates Vjedhje dhe matrapazlleqe per te punesuar, kundrejt pageses ne xhepin e Drejtorit Saimir lexo Saikeq Ivziu, keto te shikoje Prokurori Kosi+Uje..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *