Aktiv prej tre ditësh, vijon zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, Greqia ndërhyn nga ajri

J L

Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, që është edhe një zone e mbrojtur vijon të jetë ende aktiv prej më tre ditësh.

Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë shkuar më shumë se pesë zjarrfikëse, ndërsa ndërhyrjet nga ajri po bëhen nga Greqia, duke qenë se flakët janë aktivizuar në kufi me vendin fqinj.

Drejt zonës së Prespës janë nisur forcat e armatosura po ashtu dhe zjarrfikëse të tjera të qarkut të Korçës në mënyrë që zjarri të vihet nën kontroll sa më shpejt.

Flakët u aktivizuan tre ditë më parë dhe deri më tani janë djegur hektarë të tëra me bimësi.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *