Aktivistët për Mbrojtjen e Teatrit përplasen ashpër me BE, hasin kundërshtinë e ambasadorit për protestën

DITA Online

Mbështetja që Bashkimi Europian i dha projektit të ndërtimit të një Teatri të Ri Kombëtar i ka acaruar ndjeshëm aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, duke sjellë një reagim të ashpër edhe ndaj Kryetarit të ri të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Tre ditë më parë ata kanë zhvilluar një takim me ambasadorin. Burime të brendshme thonë se takimi është karakterizuar nga debate të forta dhe ka ndeshur në kundërshtinë e ambasadorit për kauzën.

Një fakt i tillë pranohet edhe nga vetë aktivistët për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët në deklaratën e lëshuar për mediat shprehen se “Ambasadori ishte mjaft mikpritës dhe takimi u karakterizua nga një debat i fortë e mjaft etik, por, megjithë përpjekjen e vazhdueshme për një qëndrim të përbashkët, të dy palët kanë pikëpamje të ndryshme në lidhje me problemin Teatrit, por edhe të zhvillimeve politike në vend që kanë frymëzuar çështjen e Teatrit.”

Ata shkojmë edhe më tej duke kërkuar distancimin e shqiptarëve nga qëndrimet e mbajtura nga përfaqësuesit e BE në vendin tone, duke i sulmuar: “Sado dashamirës ose jo të jenë ambasadorët e huaj në vend, është e qartë se ideja që zhvillimi i vendit vjen prej tyre është një mit i rrezikshëm mbi të cilin nuk mund të mbështeten më shpresat e shqiptarëve”.

Komisioni Europian i dha fund ngërçit për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar kur sugjeroi hapjen e garës për projektin, propozim i cili u dëgjua menjëherë nga Parlamenti, që miratoi ndryshimet në ligj.

Shefja e Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michela Matuella, i dërgoi një letër qeverisë shqiptare, në të cilën sqarohej se ligji i depozituar në Parlament nuk shkelte Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

 

v.l/Dita

Share This Article
5 Comments
  • nje rekomandim per ju ,o mbrojtes te ndertesave te kalbura.takohuni me ambasadorin rus dhe serb.to tua mbeshtesin.por perpara keshillohuni me ndonje keshilltar te likes dhe lulushit.ata kane specialiste te ceshtjes ruse dhe serbe.

  • I nderuar Ambasador,
    Ju keni pune te shumta per te bere ne kete vend. Duke mirekuptuar kortezine tuaj qe sinqerisht e vleresoj une miqesisht do tju sugjeroja se ata qe ke pritur ti u eshte premtuar nga” Republika e Re”hapja e nje bingoje dhe nje mejhaneje brenda katraures qe ata e quajne Teater ku ata do rrekellenin dopjo pas dopjosh nen aromen e hudhrave dhe qofteve te zgarres. Ky eshte teatri absurd qe luajne keta delenxhinj te indoktrinuar nga partia kriminale vicidoliste.

  • Ore keta bole te shemtuar fizikisht po te patalentuar po nuk i njeh njeri per artiste dalin perfaqesues te artisteve ne mbrojtje te teatrit te vjeter dhe vene ngaterojne dynjane duke ulur vendin tone.Te.huajt kane.te.drejte te mendojne qe nje pjese e mire e shqiptareve jane si ata dmth debila.dhe ci duam ne Evrope.Me dashje prishin pune.Keta lloj njerezish e kane hallall qe te mos u duket nami e nishani diktaturen e proletariatit e meritojne per.te miren e Shqiperise
    Pse ore zoti Budina.ti ke qene qytetar shembullor i doktatures apo e.harove.Ckerkon tashti te jane ngjallur pleshtat prape.

  • Duan apo nuke duan keto bastarde e mije kenetash te Tiranes zyrtare ne dite e vite,Drejteia do te BEHET. says:

    O komentues,o pjese e jashteqitjes shqiptare,po si mundet qe nje ambasador ti jape viston nje qeverie qe kerkon te shkallmoje identitetin e historine e Teatrit Kombetare dhe te asaje pjese te vjeter te qendres se Tiranes te mbetur nga vandalet,po ky dobic politikan,pere nuke kerkon te ndertoje mbi renojat e qendres se Romes, e te shume kryeqyteteve te trasheguara nga e historia shekullore ne vendet europiane,apo kesaje i thone me ka cue “baba”me la gojen vetem per te mbllacit leke te piset?Turp e marri sebashku.Nje qevri apo diplomaci qe kerkon te shkallmoje identitetin historik te Teatrit Kombetare dhe te asaje pjese te vjeter te qendres se Tiranes te mbeur nga vandalet,nuku jane gje tjeter vetem se jashtqitja e kombeve.Le te guxoje ky palodiplomt ti vere kazmat qendres se Romes,dhe shikoje se si do ta marrin me shkelma italianet dhe vete ligjet ne mbrojtje te vlerave historike.Dhe se fundi,turistet nuke vijne per te vizituar Tiranen me gradacela,ku mushkeria te mbushet me bloze,por per te pare me sy trashegimnine e saje ne shekuj deri me sot.Nje popull pa identitet kombetare e histori,eshte si shpia pa cati;thote populli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *