Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Kronike Lajmi i fundit
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Aktivitet bamirësie me rastin e Ditës Botërore të Sindromës Down
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Shendetesi > Aktivitet bamirësie me rastin e Ditës Botërore të Sindromës Down
Shendetesi

Aktivitet bamirësie me rastin e Ditës Botërore të Sindromës Down

anazapta
Published March 22, 2013
Share
SHARE

Qendra Xhonatan me mbështetjen e Fondacionit Vodafone Albania organizoi aktivitetin sensibilizues në përkrahje të personave me sindromën down dhe pranimin e tyre në gjirin e komunitetit ku jetojmë.

Me rastin e kësaj dite, Qendra Xhonatan falë mbështetjes së Fondacionit Vodafone Albania zhvilloi nje koncert tek Teatri i Komedisë me pjesëmarrjen dashamirëse të këngëtarëve të mëdhenj të muzikës shqiptare, si: Juliana Pasha, Sidrit Bejleri, Vedat Ademi, Rosela Gjylbegu etj.

Të ftuar të veçantë për të mbështetur nismën e Qendrës Xhonatan drejt një integrimi te fëmijëve me Sindromën Down në jetën e shoqërisë shqiptare, ishin zyrtarë të lartë të Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Punës dhe Cështjeve Sociale dhe Ambasadës Amerikane, përfaqësues nga Fondacioni Vodafone Albania etj

Të gjithë bashkë u mblodhën në këtë ditë duke pranuar dhe përjetuar që sa të ndryshëm jemi, po aq dhe të njëjtë. Të ardhurat e këtij koncerti do të shkojnë për pajisjen e dhomës së terapisë së zhvillimit të Qendrës Xhonatan me lojëra edukative të posaçme për fëmijët me sindromën Down.

Dita Botërore e sindromës down u themelua në vitin 2006 nga Shoqata Ndërkombëtare e Sindromës Down dhe është ndjekur nga më shumë se 60 shtete deri më sot. Mbahet çdo vit me datë 21 Mars (21/3) për të simbolizuar triplifikimin unik të kromozomit 21, që shkakton këtë gjendje gjenetike. Synimi i ditës është të rrisë ndërgjegjësimin dhe informimin për këtë sindromë, si dhe të promovojë të drejtat e personave të prekur nga sindroma për të jetuar një jetë me dinjitet dhe për të qenë aktivë dhe pjesëmarrës me vlera në komunitetin dhe shoqërinë ku jetojnë.

 

anazapta March 22, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?