Aktivitet kibernetik, SHBA u vendos sanksione individëve rusë

Dita

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të hënën sanksione ndaj pesë subjekteve dhe tre individëve rusë, duke i akuzuar ata për aktivitet keqdashës kibernetik.

Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin ka thënë se subjektet dhe individët ndaj të cilëve janë vendosur sanksione kanë dhënë materiale dhe mbështetje teknologjike shërbimit sekret të Moskës.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të vënë në shënjestër në mënyrë agresive çdo subjekt, apo individ që punon me shërbimin rus të zbulimit, që përbën kërcënim ndaj SHBA-së dhe do të vazhdojnë të shfrytëzojnë autoritetin e sanksioneve amerikane, për t’iu kundërvënë kërcënimeve të vazhdueshme që burojnë nga Rusia”, tha ai.

Sanksionet në fjalë u ndalojnë personave të përfshirë në “listën e zezë” që të kenë akses ndaj llogarive bankare që ata kanë në SHBA, si dhe ua ndalojnë amerikanëve që të kryejnë transaksione me ta.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *