FOTO: Dita e Verës në Tiranë

redaktor

Panaire, ndeshje sportive, koncerte, lojëra dhe shumë qytetarë u stacionuan në sheshet më të populluara të kryeqytetit teksa festimi u shtri përgjatë gjithë rrugëve kryesore.

Trafiku u bllokua nga sheshi “Skënderbej” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Muzikë, ballokume, mollë sheqeri dhe shumë tullumbace, Dita e Verës u festua më mirë se ndonjëherë më parë në Tiranë. Fotot jane bere nga Ivana Dervishi e Birn.

Disa njerëz shëtisin përgjatë sheshit “Nënë Tereza” ku janë rruga është pikturuar me lule për të shënuar Ditën e Verës, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.

2 Lule dhe maskota në një nga stendat e panairit pranveror në sheshin “Nënë Tereza” , Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.

Një djalosh sheh disa lule të mbjella brenda disa bidonëve plastikë për të shënuar riciklimin dhe ripërdorimin e sendeve për një mjedis më ekologjik, në panairin pranveror, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.

5 Një zonjë zgjedh një verore (byzylyk karakteristik pranveror) në një nga stendat e panairit pranveror, sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë, Shqipëri.  Ivana Dervishi | BIRN.

Një grumbull i madh ballokumesh, ëmbëlsira karakteristike e Ditës së Verës, shiten në një nga rrugët e Tiranës, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.

Një grumbull i madh ballokumesh, ëmbëlsira karakteristike e Ditës së Verës, shiten në një nga rrugët e Tiranës, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.

Njerëzit fillojnë shëtitjen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’iu bashkuar aktiviteteve të festimit të Ditës së Verës, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.

Një grup fëmijësh i ngjiten Piramidës së Tiranës për të pasur një pamje më të mirë të festës së Ditës së Verës, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.

Banda muzikore performon disa melodi për publikun që ka dalë të festojë Ditën e Verës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.

Njerëzit shëtisin përgjatë një panairi artizanal për Ditën e Verës, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.

Një pëllumb i bardhë qëndron mes luledeleve, gjatë Ditës së Verës, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.

Një qen është shtrirë në një fushë të gjelbër teksa shijon rrezet e diellit, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.

Një grup nxënësish luajnë një lojë në Parkun Rinia, aty ku u zhvilluan aktivitete të ndryshme sportive, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.

Disa fëmijë luajnë basketboll në “lulishten e 3 vëllezërve Frashëri” gjatë aktiviteteve të ndryshme sportive për Ditën e Verës, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.

Një grup vajzash luajnë futboll në rrugën “Myslym Shyri” gjatë aktiviteteve të ndryshme sportive për Ditën e Verës, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.

Disa fëmijë performojnë disa lëvizje karateje përpara publikut në Parkun Rinia, në Ditën e Verës, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN

Një vajzë modelon për një vizatim me laps në Galerinë Kombëtare të Artit, gjatë aktiviteteve të Ditës së Verës, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN

Një grup i madh fëmijësh shëtisin në lulishten pranë sheshit “Skëndërbej” gjatë Ditës së Verës, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN

Njerëzit ecin përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit për t’iu bashkuar aktiviteteve sportive dhe kulturore të Ditës së Verës, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN

Share This Article
4 Comments
  • Nuk e kuptoj pse eshte 14 marsi dita e veres, kur vera fillon me 22 qershor shkencerisht dhe e vertetuar. Duke ecur keshtu me bestyteni, edhe jeta keshtu do kaloje: shtyje ta shtyjme.

    • Fatmir,

      shkenca nuk ka te beje me cdo gje qe kerkon dhe nuk gjen shpjegim edhe kur nuk kerkon (rasti yt!).

      Festa e veres eshte festim pagan qe eshte trasheguar nga Taulantet dhe kishte te bente me fillimin e sezonit pranveror/veror (te mbjellat, gjelberim ne fusha per bagetine, kurbane ndaj nënës natyre dhe keshtu me rradhe), dhe nuk ka te beje me veren qe shkohet ne plazh apo pihet birra ne Dhërmi. Me pak fjale, eshte trashegimi e zones se mes-Shqiperise dhe nga te vetmet kulturoro-historike origjinale tonat.

      Per me teper, 22 qershori nuk eshte ”vertetuar” shkencerisht gjë! … por thjesht eshte nje dakordësim i akademike per ndarjen ne sezone te vitit/kalendarit Gregorian bazuar ne mesataren e solsticeve diellore.

      Gëzuar festen e bollshmerise se natyres o toke ilire 😉

  • BRAVO BENI QEF MORE SHQIPTARE DHE MOS U VRISNI ME NJERI TJETRIN PER NJE FJALE GOJE … FOTO TE BUKURA ….ME KUJTON TIRONEN …BULEVARDIN DHA KAM KUJTIME TE RINISE DHE FEMIJERISE SIME …ME MUNGON TIRONA IME ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *