Sezoni i verës ka qenë intensiv për kontrollet tatimore. Gjatë kontrollove tatimore që në fillim të sezonit janë bllokuar mbi 20 subjekte sepse nuk kanë qenë të regjistruara në Qendrën e Biznesit. Sipërmarrje të tjera janë gjobitur me shifra marramendëse për moslëshim të kuponit tatimor apo mospagim të akcizës.
Shpesh në krye të inspektimeve sëbashku me përfaqësues nga hetimi tatimor ka qenë Ministrja e Financave Anila Denaj, e cila së bashku me zyrtarët e Tatimeve paralajmëronin bizneset që të zbatonte ligjet tatimore, në të kundërt do të përballeshin me masa ndëshkuese deri në bllokim të aktivitetit.
Sipas ligjit të procedurave tatimore, bizneset që konstatohen se nuk lëshojnë kupon tatimor, gjobiten automatikisht me 50 mijë lekë. Nëse kjo shkelje përsëritet, atëherë përveç gjobës, biznesi do të përballet me bllokim të aktivitetit për 30 ditë.
Por nuk ka ndodhur kështu me subjektet që u zbuluan nga hetimi tatimor të cilat rezultuan pjesë e skemës mashtruese me TVSH-në.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimevem sipas gazetës Si, pohon se bizneset që kanë mashtruar me TVSH-në nuk u është bllokuar aktiviteti, por ato vazhdojnë të punojnë ende.
Në lidhje me këtë çështje, ministria e financave është shprehur se kjo nuk është kompetencë e këtij dikasteri, por e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Sipas drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Hetimi Tatimor ka zbuluar skemën e mashtrimit me TVSH-në, ka identifikuar subjektet dhe ia ka kaluar prokurorisë çështjen për hetim.
Ky dikaster njofton: “Vijimësia e çështjes nuk është më kompetencë e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, por e prokurorisë e cila ka lëshuar edhe fletë arrestet. Sigurisht ne do të jemi të informuar për çështjen, por masat që merren janë tagër i prokurorisë”.
Edhe nga prokuroria konfirmojnë se bizneset, dosjet e të cilëve janë aktualisht për shqyrtim pranë këtij institucioni, nuk u është bllokuar aktiviteti.
Sipas një liste të prokurorisë rezultojnë gjithsej 72 subjekte që kanë mashtruar me TVSH-në, të cilat kanë bërë blerje fiktive nga kompani pa aktivitet, në mënyrë që të rrisin artificialisht shpenzimet, me qëllim pagimin e më pak TVSH-je dhe tatim fitimi.
Sëbashku të 72 kompanitë kanë bënë blerje fiktive në shumën e 2 miliardë lekëve, ose rreth 16 milionë eurove.
Por aktiviteti i tyre vijon. Këtyre subjekteve nuk u është pezulluar aktiviteti, ndponëse gjatë verës disa subjekteve iu pezullua aktiviteti vetëm për një kupon tatimor. /Si
e.ll./dita

“Aktiviteti i kompanive që mashtruan me TVSH nuk është pezulluar”
përse duhet të pezullohet??
fare thjeshtë duhet të paguajë një gjobë dhe asgjë tjetër!!
gjoba duhet të jetë e majme,pra që herën tjetër të mos provojë ta dredhë!!
nuk ka asnjë leverdi në “pezullim” a “mbyllje”aktivitetesh!!aktivitetet duhet të mësojnë të shkojnë paralel me ligjin!!nëse përplasen paguajnë!!
duke paguar mëson njeriu!!
1.pezullim=bllokim i aktivitetit ekonomi=rritje papunësie=paksim taksash!!
2.vazhdim aktiviteti+pagim i faturave të papaguara+ gjobë=vazhdim aktiviteti=vazhdim i punësimit=vjelje taksash+ gjobën!!
kush është më e leverdisëshme??
më duket varianti 2!
apo jo!!
nëse është bërë pezullim për të tjerët,për të vegjlit!?
nuk do të dthotë gjë tjetër veçse gomarrllëk politik!!
normal për shqipëri!!
A nuk e kuptoni pse nuk u bllokohet aktiviteti?
Se jane po keta hajdute te ANTISHTETIT te Rames qe i kane lene qellimisht pa i ndeshkuar ne kembim te ryshfetit prej shume milionave!
Me kriminale eshte situata kur sipas BB 50 % e bizneseve jane informale dhe 37% e te punesuarve punojne ne te zeze!
Keto shifra duhet te kishin rrezuar qeverine dhe Rama duhet te dilte para gjyqit per “Shperdorim detyre”!
Kjo nuk ndodhi dhe arkes se shtetit i eshte bere nje dem gjigant financiar,ndersa mijra punonjesve nuk u jane derdhur kontributet per sigurimet shoqerore dhe shendetesore duke mos u njohur vitet e punes per efekt pensioni dhe nuk perfitojne sherbime shendetesore falas!
Cfare krimi me te madh mund t’i beje Rama popullit shqiptar se kaq?
Dhe qahet se nuk kemi leke per te perballuar pensionet!
Doemos qe nuk ke se i ka grabitur ti me taborret e tu te korruptuar!
Ja hoqen nga pjata edroges