Aktorët e serialit të famshëm “Friends”, do të ribashkohen në një dalje publike në televizionin NBC. Të gjashtë protagonistët e serialit do ribashkohen për të nderuar regjizorin legjendar James Burrrows i cili ka drejtuar 1000 episode televizive. Ata do të shfaqen në ekranin e NBC në 21 shkurt, në nder të regjizorit i cili ndër të tjera ka realizuar 15 episode të “Friends”.
Me gjithë dëshirën e madhe të fansave dhe teleshikuesve që aktorët të rikthehen përsëri me një episod special të “Friends”, Marta Kaufman, producentja dhe shkrimtarja e këtij seriali është e vendosur mos ti rikthehet më telefilmit aq shumë të ndjekur.
Të gjashtë aktorët kanë konfirmuar pjesmarrjen, por mediat botërore ende janë skeptike nëse të gjithë aktorët do jenë bashkë në të njëjtën dhomë, në të njëjtin moment.
