Klinika e Elbasanit lajmeroi pak ore me pare se aktori i mirenjohur Demir Hyskja nderroi jete pas nje semundje te rende. Por, fatmiresisht ka qene thjesht nje vdekje klinike dhe aktori eshte permendur serish. Aktualisht eshte ne gjendje te rende nen mbikeqyrjen e rrepte te mjekeve. Aktori Hyskja, gjatë punës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Demir Hyskja, në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma dhe dokumentarë.
Demir Hyskja u lind më 1 janar 1937 në Elbasan.
Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në qytetin e lindjes. Në vitet 1951-1955 përfundoi shkollën e mesme të ndërtimit. Teknik ndërtimi në vitet 1955-1962 dhe më tej aktor në teatrin “Skampa”. Gjatë punës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistike dhe dokumentarë. Është dekoruar disa herë me dekorata të shkallëve të ndryshme deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”. Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor
Aktor i madh. I perjetshem kujtimi
Iku edhe nje artist. Keqardhje per Demir Hysken. Humbje per ne te gjithe. Ngushellime familjes,te afermve, moqve dhe shokeve te artistit. Zoti e prehte ne paqe te perjeteshme!
S`ka vdek akoma o popull.Lerini ngushellimet se eshte gjalle akoma.
Demir Hyskja, mbreme na la, por edhe ky artist i madh i skenes dhe ekranit, la nje sere rolesh, qe ja vlejne ti rishikosh, per te kuptuar se sa i madh ishte ky aktor edhe si njeri.
Ngushellime familjes dhe shpirti i tij qofte i parajses.
Aktori Demir Hyskja jeton akoma, ai ka patur vetem nje vdekje klinike, por lajmi eshte dhene me nxitim, mbas kesaj traume, i urojme aktorit te famshem, sherim te shpejte dhe te pafshin ne skene, sa me shpejt.
Nje aktor i jashtezakonshem. I paperseritshem. Shpresojme tia kaloj kesaj radhe. Keta aktore nuk duhet te vdesin kurr.
po na ikin te gjithe aktort e mire e te medhenj qe kan lene emer ne ekranin e televizionit dhe qe jane te paharrueshem ngushellime familjes se demir hyskes i paharuar kujtimii tij.
Sherim te shpejte aktorit tone te madhe,Demir Hyskja.