Aktori i famshëm Alen Delon kërkon t’i japë fund jetës së tij nëpërmjet eutanazisë

Ornela

Në 25 mars, në profilin zyrtar të aktorit Alain Delon u publikua një mesazh, që u fshi brenda pak minutash, por fansat e lexuan si një mesazh lamtumire.

“Falenderoj të gjithë ata që me kanë mbështetur nder vite. Shpresoj qe ne te ardhmen, aktoret te me shohin si nje shembull mes fitoreve dhe humbjeve”, shkroi aktori 86 vjeçar rreth 2 jave me pare.

Misterin e këtij mesazhi e zbuloi djali i aktorit Anthony Delon në një intervistë për radion franceze RTL. Ai konfirmoi se 86 vjeçari Alain Delon ka vendosur t’i nënshtrohet eutanazise dhe ka plotësuar te gjithë dokumentacionin e nevojshëm per vetëvrasje te asistuar. Kur te vije momenti, do te jete vajza e aktorit Anushka ajo qe do te ekzekutoje procedurën e eutanazise. “Babai ka vendosur te vdesë ashtu sic ka jetuar”, u shpreh djali i tij.

Ikona e kinematografisë botërore Alain Delon jeton në Zvicër, ku vetëvrasja e asistuar është një praktikë e njohur ligjërisht.

Në vitin 2019, aktori pësoi një iktus dhe prej asaj kohe ka shprehur vullnetin për t’ju nënshtruar eutanazisë. Ky vendim i tij duket se u përforcua në janar te vitit 2021, kur ish-bashkëshortja e tij Nathalie Delon ndërroi jete si pasoje e kancerit ne pankreas.

Jeta e aktorit Alain Delon është rrëfyer me detaje ne autobiografinë e shkruar nga djali i tij Anthony, me titull “Between the Dog and the Wolf”. “Familja perfekte nuk ekziston, ne na quanin Delon, dhe kjo ishte qershia mbi torte. Ky libër është një thirrje dashurie dhe një dhurate per babanë tim’, deklaroi djali i aktorit.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • ky ka luksin per vdekje te asistuar
    75 vjecarja shqiptare nga Luzi i Vogel sot zgjodhi vdekje duke u hedh ne pus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *