Fituesi i çmimit Oskar, Tom Hanks ka bërë të ditur se ai dhe e shoqja, Rita Wilson kanë dalë pozitivë në testin e koronavirusit në Australi.
Hanks dhe Wilson, të dy 63 vjeç, kërkuan këshilla mjekësore pasi përjetuan simptoma të gripit.
Tashmë, të dy janë të izoluar në kushte të qëndrueshme në spital në Australi.
Çifti gjendej në Australi, pasi Hanks realizoi një film për Elvis Presley.
Diagnoza e tyre, doli menjëherë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli zyrtarisht pandeminë e koronavirusit.
Hanks shkroi në Instagram: U ndjemë pak të lodhur, sikur kishim grip dhe dhimbje trupi. Rita kishte edhe pak ethe. Për t’i bërë gjërat si duhet, kryem testin dhe doli se ishim pozitivë.
Fituesi i çmimit Oskar, me Forest Gump dhe Shpëtoni ushtarin Rajan, tha se do të informonte miqtë e tij në vijim për ecurinë.
“Do të rrimë nën trajtim mjekësor dhe të izoluar, aq sa e kërkojnë kushtet shëndetësore”, tha Hanks.
Më herët, aktori doli se vuante nga diabeti.
j.l./ dita
