Aktori i njohur përgënjeshtron deklaratën mbi Teatrin: Dikush më telefonoi, ja çfarë ndodhi më pas

Nela

Më datën 1 korrik 2018 në shumë portale u botua lajmi me titull: “Enver Petrovci: Për mua është budallallëk mos me u ndërtu një teatër i ri!”.

Petrovci, 64 vjeç është i njohur mes të tjerash për rolet e Hamletit, Makbethit dhe Jul Cezarit nga veprat e Shekspirit, krahas dhjetëra filmave.

Aktori thotë se gjatë këtyre ditëve është përpjekur ta përgënjeshtrojë lajmin e publikuar duke thënë se ai është nxjerrë nga konteksti dhe nuk ka mbështetur në kurrfarë mënyre planin e qeverisë aktuale për të shembur teatrin ekzistues, për të dhënë tokën e tij për ndërtim pallatesh dhe për të ndërtuar një teatër në një pjesë të mbetur të kësaj toke.

Pyetur përmes telefonit, Petrovci tha se ka folur me një gazetare, e cila nuk i ishte prezantuar me emër dhe mbiemër dhe as nuk i kishte thënë se për kë media punonte.

Ajo e kishte pyetur në përgjithësi nëse mendonte se Tiranës i nevojitej një teatër i ri.

“Unë i thashë po, Tiranës i duhet një teatër,” shpjegoi Petrovci, duke argumentuar se ai foli për mënyrën se si një vend duhet të ndërtojë një teatër kombëtar. “I thashë se teatri duhet të jetë një ndërtesë të cilës publiku i qaset nga të gjitha anët,” shtoi ai. “I thashë gjithashtu se mendoj se ideale do të jetë që në Tiranë një teatër i tillë të ndërtohet te “Taivani” ose te “Piramida”. Nuk i thashë që mbështes shembjen e teatrit kombëtar aktual,” tha Petrovci.

Sipas tij, një ndërtesë teatri nuk duhet të ketë asnjë ndërtesë tjetër afër, duke dhënë shembullin e Teatrit Kombëtar të Zagrebit.

Pas publikimit të “lajmit” në shumë portale të Tiranës dhe Kosovës, Petrovci tha se ishte përpjekur ta përgënjeshtronte lajmin duke kontaktuar media të ndryshme por pa efekt.

“Desha t’i them kryeredaktorit që ta qesë nga puna atë gazetaren, por nuk ia dola”, tha Petrovci. I mërzitur me rrengun, Petrovci tha se është betuar se nuk do të japë më asnjëherë interevistë përmes telefonit për asnjë gazetar.

Reporter.al shkruan se nuk ishte në gjendje të identifikonte gazetaren që bëri telefonatën te Petrovci dhe as median që e publikoi lajmin e para.

Në Agjencinë Telegrafike Shqiptare lajmi është botuar me akronimet a.g në fund ndërsa në shumë portale të tjera është botuar pa emër dhe pa burim.

 

n.s. / dita

Share This Article
5 Comments
  • Pse dhe koqet do pyesin ne se cfare do bejme me teatrin? Nuk na ka mbet puna te pyesim cdo hajvan prej Kosovet per ket pune.

  • Po burrat i han fjalet e veta,Nuk ka gje. Enveri i pergjigjet nje gazetareje qe, nuk prezentohet fare,nuk di per kend punon e as nuk di kujt i pergjigjet.Vertet habi !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *