Aktori Steven Seagal merr shtetësinë serbe

Dita
MOSCOW, RUSSIA - OCTOBER 28: Actor Steven Seagal attends the Mercedes-Benz Fashion Week Russia S/S 2014 on October 28, 2013 in Moscow, Russia. (Photo by Kristina Nikishina/Getty Images for Mercedes-Benz Fashion Week Russia)

Aktori i njohur amerikan Steven Seagal ka marrë shtetësinë serbe. Ky vendim, i cili u bë publike pas një deklarate nga ana e qeverisë, vjen fill pasi aktori dhe producenti veteran ka vizituar dy herë Serbinë, ndërsa ka lavdëruar udhëheqjen e saj populiste dhe duke thënë se ndjehet si serb.

Sakaq, gjatë njërës prej vizitave, Seagal është ofruar që të trajnojë forcat speciale serbe në Aikido, një art luftarak japonez, që ai ka praktikuar në disa filma të tij. Vizitat e tij janë sponsorizuar nga një grup serb pro-rus.

Ndërkaq, Steven Seagal është njëri nga disa njerëzit e famshëm perëndimor që shoqërohen me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe e lavdërojnë atë, ndonëse marrëdhëniet diplomatike midis Moskës dhe Perëndimit janë të tensionuara.

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *