Aktorja dhe bashkëthemeluesja e kompanisë “Honest’, Jessica Alba ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë me burrin, themeluesin e ‘Pair of Thieves”, Cash Warren.
Aktorja ka lindur një djalë.
“Hayes Alba Warren, dhurata më e mirë për Vitin e Ri. Cash dhe unë ndihemi të bekuar,” shkroi Alba në Instagram, duke zbuluar kështu edhe emrin e djalit.
Jessica dhe Cash tashmë janë prindër krenarë për vajzat Honor dhe Haven, të cilat janë lumturuar pamasë për ardhjen në jetë të vëllait të tyre.


