Aktorja indiane vdes nga ataku kardiak gjatë kirurgjisë estetike

Ornela

Aktorja Chethana Raj ka ndërruar jetë pasi iu nënshtrua një operacioni për heqjen e dhjamit në një spital privat të kirurgjisë plastike.

Ylli 21-vjeçar thuhet se u shtrua të hënën për një operacion për heqjen e yndyrës në Bengaluru, Karnataka, raportuan mediat lokale.

Por aktorja thuhet se ka pasur komplikacione pasi lëngu filloi të grumbullohej në mushkëri. Më vonë ajo vdiq nga një atak në zemër.

Mjekët thuhet se u përpoqën ta rikthejnë atë përmes ringjalljes kardiopulmonare për 45 minuta, por dështuan.

Chethana është shfaqur në serialet e njohura televizive indiane Geetha, Doresaani dhe Olavina Nildana. Ajo gjithashtu luajti në filmin Canada Havayaami.

Chethana thuhet se nuk i informoi prindërit e saj për operacionin dhe në vend të kësaj vizitoi Qendrën Kozmetike Shetty në Rajajinagar, Bengaluru.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • Mos beni kot kirurgji tek alopatet (allopathy). Vaksinat jane te demshme. Dhe ju gazeta pse vetem lajme negative dini te raportoni?

    Xhorxhsorista!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *