Eva Pëllumbi, aktorja që shumica e adhuruesve të teatrit dhe ekranit e identifikojnë me Pinokun, ndërroi jetë në moshën 66-vjeçare në fund të vitit që lamë pas.
E larguar në Gjermani në ditët që i paraprinë ndërrimit të sistemit në Shqipëri, ajo i ka pasur të rralla kontaktet me publikun në Shqipëri.
Në intervistën e parë 25 vjet pas largimit nga atdheu, dhënë përmes Skype-it për Tema TV, Eva shprehet mes lotësh se pakkush e ka kujtuar dhe kjo ishte arsyeja e moskthimit të saj.
“Nuk jam kthyer asnjëherë sepse jam shumë e mërzitur”, thotë ajo në intervistën e zhvilluar në vitin 2015.
Në intervistë, ajo rrëfen se pavarësisht talentit, nuk është vlerësuar në Shqipëri dhe kjo për shkak të divorcit.
“Unë jam vlerësuar, jam propozuar por nuk e kam marrë çmimin “Artiste e Merituar” sepse isha e ndarë”, thotë ajo në intervistë.
Për publikun shqiptar, Pëllumbi është e njohur për rolet në filmat “Vajza me kordele të kuqe”, “Ëndërr për karrige” apo edhe “Kapedani”. Përveç filmave, aktorja ka punuar për 17 vite në Teatrin e Kukullave ku ka luajtur rolin e “Çufos” nga vepra e Gaqo Bushakës si dhe Pinokun.
d.a. / dita

e ndjera Eva ka pas shume te drejte ,
ne ate vend gjithcka ka marre fund.
Gjithcka ,perben ate Jete Shqiptare sot ,
lejon /mundeson te kuptosh qarte /lehtesishte ,
jeten e brendeshme te asaj shoqerie .
Ndjes past Eva e cila i kishte dhen dicka ksaj shoqerrie
Artit me rolet e saja ne disa Filma e Teater ,
kerkonte ndoshta ate rrespekt ,njifar mirnjohje-je ,
per ate kontribut te saj ne ate shoqeri
dhe e zhgenjyer ,braktisur edhe nga miqte e koleget e saj ,
mohoj Atdheun .
—
E ndjera Artiste nuk donte te besonte ,qe ne ate Shoqeri te Helmuar Shqiptare ,
Shpirti kishte braktisur turpi e njeriut !
—
Ti je larg si emigrant e mendon per Atdheun tend ,je nostalgjik ,per ate pjes te jetes tende / shpirtit tend
qe ke len pas ,jetuar ne vitet kur jetoje ne token tende ,
ke len pas shume histori jete ,miqe te dashur ,kolege etj ,e gjithcka papritur zhduket ,
sikur mos te ket exzistuar kurre ,ajo pjes e jetes tende
eshte fshire nga memorja e bashke me te edhe ti .
Athdeu eshte ji djej qe dhemb .
E ti,
je permanent ne merak ,nen tension se,
c’po ndodh atje ?
c’po behet ?!
Si do t’i shkoj fati vedit tim !
Dhe kur dikush qe ke pran e te do te miren ,
e kupton se si ti vuan ,e thot ;
– “te lutem ,hiq dor ,harroje ,ate vend ,s’e shpeton dot me asgje ”
te erren syt nga terbimi ,
se je i paafte te besh dicka kunder ,
e diku brenda teje dicka ndjen se po shuhet …
ti ,s’mundesh ta largoshe larg teje kte shqetesim ,
sepse ai jeton tashme brenda teje ,ne zemer …
{ Nji ndjeje e braktisur dhemb …}
U prehsh ne Paqe z.Eva Pellumbi
shenje e mire qe e kane harruar..
Medalje
Deshmia me e qarte qe ka qene njeri i mire
Shqiperia eshte e maskarenjve
guri i rende ne vend te vet.
Ngushellime familjes !
Jemi moshatare me 3 vite diference .
Eva , ti nuk je e vetme ne perjetimin e atyre ndjesive qe shpirti juaj lotonte . Ka edhe burra qe syte e shpirtit ju lotojne njesoj si juve .
Edhe une , nje burre me grua dhe femije , por njekohesisht dhe si djale I vetem , para se te merrja vendimin per largimin legal me familjen time , i kerkova bekimin mamase time per kete largim kaq theres per shpirtin njerezor .
Kujtoj fjalet kurajoze te saj: “Shko bir , se ne nje shtet , ku ata qe i bejne ligjet nuk i tremben aspak ligjeve , ti dhe gruaja jote , me karakterin qe kini , ju do ta kini teper te veshtire nga sa e kini pare apo e kini menduar deri tani.”
Pas largimit tone , profecia u provua:- Ndodhen trazirat e 1997, por ende ata qe benin ligjet dekada me pare , nuk i kane friken as ligjeve qe behen tani .
Vetem nese do vije nje dite , qe tek Memedheu , njerezit do te duan dhe njekohesisht do ti tremben ligjit njesoj si edhe Zotit , atehere kjo do te ngjasoje si nje begati per shpritrat tone te plagosur .
Të Lumtë e nderuara shkruese e këtij shkrimi në d./ a. dita për këtë të ndirën aktore te harruar* Eva Pëllumbi,që i Përjetshëm mbetet Kujtimi dhe vepra e saj . Ngushëllime familoes e dashamirësve.
83 vjecari Mesues një jetë …dhe tej oqeanit…
Pasuesi Veteran..
Dhimitër Xhoga