E ftuar në emisionin e Jimmy Fallon, aktorja 31 vjeçare Lea Michele, ka rrëfyer se ka vjedhur gjatë vizitës së saj në Shtëpinë e Bardhë, një letër tualeti.
Ajo thotë se u ndje e nderuar të shkonte në rezidencën politike të vendit gjatë kohës qe luante rolin e Rachel Berry në “Glee”.
“Në një moment shkova në tualet, dhe pashë se dhe letra e tualetit kishte të stampuar logot e Shtëpisë së Bardhë dhe thashe me vete, duhet ta marr këtë! Fillova të merrja letrën e tualetit dhe e futa poshtë pantallonave. E kam edhe sot”, ka rrëfyer Lea.
Vizita e Leas në Shtëpinë e Bardhë ka qënë në kohën e presidentit Obama, në prill të 2010, kur kasti i Glee xhiroi serinë White House Easter Egg Roll.
https://www.youtube.com/watch?v=GLd5SefLbGY
