Nga Agon Hamza
Si duhet lexuar sot Karl Marksi? Ose, cili Marks duhet lexuar në aktualitetin e sotëm të zhvillimit të kapitalizmit? Leximi i Marksit na konfronton me një varg problemesh filozofike, ideologjike, politike, etj, të cilat shfaqen në formën e vështirësive në raport me vlefshmërinë e tyre në situatën tonë politike, ekonomike e ideologjike. Ditëlindja e tij e dyqind, që është një vit pas 150 vjetorit të botimit të kryeveprës së tij Kapitali, është mundësi shumë e mirë për të rivlerësuar projektin e tij teorik.
Marksi ka fatin e klasikëve të historisë së mendimit. Të gjithë kanë dëgjuar për të, të gjithë kanë diçka për të thënë për të, shpesh edhe i referohen dhe e citojnë. Kur flasim për Marksin, mendojmë konceptet si materializmi historik, dialektika materialiste, qëllimi final i historisë (komunizmi), apo në politikë, vizioni për socializmin, etj. Por, i vetmi problem është se Marksin pak kush e lexon, duke përfshirë edhe cituesit dhe kundërshtarët e tij më të mëdhenj.
Si pasojë, konceptet e vizionet e sipërpërmendura nuk gjinden askund në opusin e Karl Marksit. Ky është pothuajse dimensioni i ngjashmërisë aksidentale me referencat popullore e të përgjithshme për religjionin (vet Marksi shumë shpesh është akuzuar për natyrën religjioze dhe mesianike të teksteve të tij). Për dallim nga religjioni, ai nuk ka qenë aspak i preokupuar me ndërtimin dhe dizajnimin e vizionit për shoqërinë e ardhshme që do të vinte. Siç thoshte edhe vet Marksi, ai nuk shkruante recetat për kuzhinierët e së ardhmes. Preokupimi kryesor i Marksit nuk ishte imagjinimi i alternativave ndaj formës kapitaliste të organizimit shoqëror, sa ishte vet analiza dhe ekzaminimi i vet formës kapitaliste të prodhimit. Marksi nuk ishte vizionar i së ardhmes, por kritik i aktualitetit.
Në fushën e teorisë dhe mendimit kritik, akti më radikal në fushën e aktualitetit nuk është propozimi i vazhdueshëm i alternativave ndaj formës ekzistuese të organizimit shoqëror, por vet kritika sistematike e fondamenteve mbi të cilat ngrihet aktualiteti politiko-ekonomik.
Kjo tezë duket se është në kundërshtim të plotë me njërën prej tezave kryesore të tij, përkatësisht teza e XI nga “Tezat Mbi Fojerbahun”, e cila thotë: filozofët vetëm e kanë interpretuar botën, çështja është si të ndryshohet ajo. Por, a është vërtetë e saktë teza se filozofët para Marksit vetëm e kanë interpretuar botën, në vend se janë munduar ta ndryshojnë atë? A nuk është e kundërta e saktë? Që nga Platoni, të gjithë filozofët kanë ofruar vizionin e tyre për formën ideale të organizimit shoqëror. Madje, Platoni shkoi aq larg sa udhëtoi deri në Sirakuzë për ta bindur tiranin Dionis për implementimin e vizionit të tij për shtetin. I vetmi përjashtim në këtë traditë është Hegeli, filozofi i vetëm i aktualitetit, pa vizion për të ardhmen, por, çuditërisht, ndaj të cilit Marksi e drejton kritikën.
Dhe kjo na sjell te pyetja fondamentale në raport me Marksin: Si duhet lexuar ai? Ose thënë ndryshe: Cilës apo cilave fusha të disiplinave intelektuale dhe akademike i takon korpusi teorik i Marksit?
Filozofia dhe teoria kritike e bën periodizimin e projektit teorik të Marksit. Ndonëse secili periodizim i punës së filozofëve është shndërruar në pothuajse obsesion akademik (me implikime të thella Spinoza-iste), në raport me Marksin kjo ndërmarrje mund të jetë e dobishme. Marksi i hershëm i teksteve filozofike dhe antropologjike (që nga teza e tij e doktoratës e deri te kritika e Hegelit) është Marksi humanist. Thënë pa ekuivokë, Marksi i asaj periudhe është pa efekte teorike në filozofi, politikë e ekonomi.
Mirëpo, pas revolucioneve të viteve 1840, fillon një Marks tjetër. Ai braktis humanizmin teorik dhe hulumtimi i tij përqendrohet vetëm në ekonominë politike të kohës. Pa tekstet në kritikën e ekonomisë politike, dhe veçanërisht në Kapitali-n, Marksi nuk do të ishte veçse një fusnotë dytësore në historinë e mendimit filozofik gjerman.
Kjo na dërgon në nivelin tjetër të ballafaqimit me Marksin dhe punën e tij. Kritika e ndërmarrë nga ai është disiplinë unike teorike, e cila nuk bie në asnjërën nga fushat tashmë të etabluara të shkencës, filozofisë, ekonomisë, sociologjisë dhe të tjerave. Nëse e shikojmë trajektoren e zhvillimit teorik të Marksit, që nga faza e tij e hershme e deri në fund, atëherë e kuptojmë që nocioni i kritikës ka rol qenësor në projektin e tij. Ai fillon më kritikën e religjionit, vazhdon me kritikën e filozofisë, dhe përfundon me kritikën e ekonomisë politike. Por, kritika e Marksit është disiplinë singulare intelektuale, e cila ka efekte dhe pasoja për filozofinë, politikën, ekonominë, etj, por pa i takuar vet atyre disiplinave. Efektet dhe pasojat në fushat e dijes vijnë nga jashtë.
Kritika e Marksit merr formën e vet më konsekuente në kryeveprën e tij, Kapitali, nëntitulli i së cilës është: kritika e ekonomisë politike. Një nëntitull pothuajse programatik në lexim të parë. Në shekujt 18-të dhe 19-të, “ekonomia politike” ishte “shkenca” e re e ekonomisë së vendeve si Anglia dhe Franca. Ekuivalenti i saj në periudhën tonë është “ekonomiksi”, që ligjërohet dhe mësohet në shumicën e fakulteteve të ekonomisë. Në kritikën e saj, Marksi u angazhua në një projekt jashtëzakonisht gjithëpërfshirës, i cili konsistonte jo në prezantimin e një ekonomie politike të ndryshme prej asaj borgjeze, por në kritikën fondamentale të gjithë disiplinës ekonomike borgjeze, që tashmë ishte etabluar. Marksi synonte ‘revolucion shkencor’ (parathënia e botimit të Kapitali-it), por me pasoja sociale e politike.
Por, a e bën kjo Marksin bashkëkohësin tonë? A mundet thjesht ta lexojmë Kapitali-n ashtu siç është, pa ndërmjetësim teorik tjetër, dhe ta shfrytëzojmë atë si bazë teorike e politike për rimendimin e politikës së emancipimit? A është e mundur të gjejmë në këtë vepër monumentale zgjidhjet për antagonizmat dhe kontradiktat e kapitalizmit të vonshëm global? Apo, “bashkëkohësia” e Marksit qëndron në pyetjet dhe sfidat që ai i shtroi për filozofinë dhe politikën, si dhe për aparatin konceptual e teorik që ai e zbuloi?
Kapitalizmi ka hyrë në fazën e tij të fundit të zhvillimit historik. Ai ka prodhuar antagonizma dhe kontradikta të cilat nuk ka aftësi dhe potencial t’i zgjidhë përbrenda koordinatave të tij. Kapitalizmi dhe politikat që derivojnë nga kjo formë e organizimit shoqëror në mënyrë të vazhdueshme riprodhojnë problemet që synojnë t’i zgjidhin. Problemet ekologjike, të biogjenetikës, të refugjatëve, problemin e të përjashtuarve (për shembull, favelat, apo getot), akumulimin enorm të kapitalit në duart e një përqindje shumë të vogël njerëzish, varfërimin e vazhdueshëm të shumicës absolute të njerëzimit, automatizimin e vendeve të punës, etj.
Analiza e Marksit është analiza analitike më konsistente për dinamikën e zhvillimit kapitalist. Ta kujtojmë tezën bazike të Marksit: kapitalizmi do të shndërrohet në formacion global ekonomik-shoqëror. Andaj, qasja adekuate ndaj punës së Marksit nuk duhej të konsistonte në selektimin e pjesëve aktuale dhe atyre të tejkaluara. Paradoksi qëndron në faktin që vetëm pas rënies së Murit të Berlinit dhe shndërrimit të kapitalizmit në formacion të prodhimit, Marksi e merr rëndësinë e tij. Thënë ndryshe, vetëm me rënien e bllokut socialist, Marksi bëhet relevant dhe aktual. Marksi mbetet padyshim mendimtari kryesor dhe më i rëndësishëm i parimeve themelore dhe elementeve të formës kapitaliste të organizimit të prodhimit dhe rrjedhimisht shoqërisë. Këtu po mendoj për konceptet si teoria e punës, mallrat, paraja, mbi-vlera, teoria e vlerës, akumulimi i kapitalit, kriza e kapitalizmit, etj. Të gjitha këto kategori e përbëjnë kapitalizmin e sotëm global. Për shembull, kriza financiare e viteve 2008-2009 nuk ishte aksident dytësor, por ishte domosdoshmëri strukturale e sistemit kapitalist. Nuk është befasi se fill pas krizës, Kapitali i Marksit u rishtyp gjithandej botës dhe u bë libri më i shitur në shumë shtete të zhvilluara Perëndimore.
Por, a mund të tejkalojmë kapitalizmin nëpërmjet Marksit? Limitet e Marksit dhe projektit të tij politik janë të dukshme. Ndonëse kritika e ekonomisë politike është e pashmangshme, konceptet bazike si eksploatimi, teoria e vlerës, proletarizimi kanë nevojë të rimendohen fondamentalisht. Po ashtu, Marksi nuk ishte në gjendje ta mendojë feminizmin (së paku jo në mënyrë direkte, ndonëse kjo çështje nuk është aq e prerë), problemin e katastrofave ekologjike, etj. E vetmja mënyrë për ta bërë Marksin “bashkëkohësin” tonë është jo ta trajtojmë atë si relikt të së kaluarës, nga i cili ende mund të mësojmë (siç bëjnë mendimtarët liberalë e konservatorë), por ta radikalizojmë Marksin pikërisht në kategoritë të cilat për arsye strukturore, historike e epistemologjike Marksi nuk ishte në gjendje t’i mendojë. Besnikëria ndaj projektit të kritikës së ekonomisë politike e bën Marksin aktual.

NJE SHKRIM SI DACIBAO FILLOZOFIKE E ENVERIT
A mund te zbuloje dikush dicka konkrete ne kete dacibao enveriste alla: “Fol shume dhe mos thuaj asgje!” te fillozofit Agon Hamzai?
sepse:
Une per vete them se pervec llafollogjise boshe me fraza te rregulluara si ne sallonet e kozmetikes, nuk gjen asnje gje tjeter ne kete shkrim absurd kur njerezit mendojne si te bejne ndonje “pisllik” per fituar ndonje lek dhe kur veprat e Marksit i shikojne vetem si leter higjenike, njashtu sic kane perfunduar edhe veprat famoze te Enverit, qe lukunia e kalmexhinjeve te tij si ky Hamzai, eksperti i “Komunizmit Shkencor” i shkruan nate e dite ne bodrumet e Komitetit Qendror te Partise se Punes.
Atehere qe te dalim ne teme:
CFARE I DHA BOTES KARL MARKSI?
Spekullimet bolshevike qe Marksi mesoi Kapitalizmin si te sillej me Proletariatin qe te mos i vinte fundi i pashmangshem i tij, sic ben edhe Agon Hamzai ne gazeten DITA jane vetem per katunare injorante dru me pre, sepse koha tregoi qe fundi i erdhi Komunizmit dhe jo Kapitalizmit qe po zhvillohet dhe po shton prodhimin global si kurre me pare ne histori duke siguruar mirqenie per miliona dhe miliarda popullsi ne Bote dhe po kjo kohe tregoi se Teoria budallaqe e Karl Marksit per Kapitalin Industrial qe ishte vetem nje porosi e paguar nga Klani fajdexhi ROTHSCHILD (Mburoja e Kuqe) per te goditur investitoret dhe biznesmenet guximtare qe u ofruan njerezve pune te ndershme ne fabrikat e tyre dhe jo roberi fajdesh nga vampiret financiare, per te cilet Marksi nuk e ka hapur asnjehere gojen dhe nuk ka shkruajtur asnje fjale ne veprat e tij mashtruese.
Qe te kthehemi tek pyetja:
CFARE I DHA BOTES MARKSI?
Une them se i dha vetem Rusine Bolshevike qe erdhi ne pushtet me Revolucionin e Tetorit duke masakruar dhe vrare familjen mbreterore dhe dhjetra miliona njerez te pafajshem pas tij si nje EKSPERIMENT i deshtuar per nje kohe te shkurter historike i Komunizmit Shkencor, bazuar ne “Manifestin Komunist” dhe “Kapitalin” e fillozofit te papune, Karl Marks.
he me te lumte Nastradin djali, e likujdove Marksn me keto 5 rreshtat e tua.Pije kafene tani qe te punesosh Tajvanin
Disa fshatra ne Kavaje nuk degjonin te kolektivizoheshin,te formonin kolkozin kooperative. Kooperative.Problemi shkoi deri ne KQ Partise dhe meqe s`po gjenin asnje kulak,rreaksionar(te gjithe kishin qene shallvaret e Haxhi Qamilit dhe Babe Myslymit),ja vune FAJIN Instruktoreve,qe nuk i kishin spjeguar qarte 1000 perfitimet,te mirat,perparesite e Kolektivizimit.Dhe derguan Instruktore te rinj te punojne me grupe dhe shtepi me shtepi.
Keshtu po na vijne edhe keto Instruktore te rinj te na spjegojne Marksizmin se.jo vetem e paskan interpretuar gabim per 100 vjet,jo vetem e paskan spjeguar gabim,jo vetem e kane praktikuar gabim,por as qe e paskan lexuar.Edhe ne qe e vizatojme Marxizmin si ato femrat me surrat majmuni,qe vizaton Pikasso,edhe ne nuk e paskemi lexuar Marxin.Po o eshte lexuar Marxi si ne Hoxhe ne Shqiperi,nuk eshte lexuar as Kurani.Po te mos e meritoje Marxizmin mbi 8 ne shkolle te mesme,nuk merrje TE DREJTE STUDIMI dhe po te mos kaloje Marxismin ne shkolle te larte,nuk kishe pune me lendet e tjera.
I kam spjeguar me dhjetra here metastazat kanceroze te Teorise se Marxit,por meqe keta ngulin kembe ta shesin per mall te ri,po u kujtoj Tano Banushin me ato kovat e ndryshkura bira-verra te demodumit,qe nuk shiteshin per faj te shiteses,me batuten:Malli mire shet vehten!
Dhe ky mall ka 150 vjet qe eshte ne treg dhe ndoshta do te jete e per qidvjecare te tjere!
or intelektual; kur vihet ne diskutim ..Marksi, nga “intelektual” si ty, mere me mend sa…shumzonet me zero “intelektuaiteti” jot, qofte dhe nga nje mesues i thjeshte historie, i stafit “akademik” i “universiteti” te ….babrruse . ps . komunizmi eshte vlere europiane, ne debat me revizionizmin klasik (social demokracine), qe ka deshtuar plotesisht dhe jo ne debat me mbetjet otomane, qe pasi hoqen callmat vune …borselino . ose …hoxha me callm ne koke dhe kollare ne qafe…
Nuk e ka vene ne diskutim intelektuali, por motra e Karl Marksit qe kur ky levend i papune u mburr se kishte mbaruar dhe publikuar KAPITALIN, motra e tij i shkroi nje leter:
“…PO BEJ CA KAPITAL PER VETE O VLLAU IM FATKEQ SE LIBRI YT TE KA BERE LYPSAR NE DYERT E BOTES…”
Bibla ka predikuar, para 2000 vjetësh se Krishti do vinte në tokë për të sjellë lumturinë qysh në vitin 1914, por ai ende nuk ka ardhur dhe kushedi në do të vijë ndonjëherë. Sepse, dogmat mbetet dogma. Ka që besojnë në to, ka që nuk besojnë. Eshtë njëlloj si tek besimi në Zot. Marksistët duan të besojnë se ai ishte/është Zoti, le ta besojnë. Marksi ishte filozof dhe kësisoj, filozofia nuk ka as anë e as fund. Asnjeri nuk e ka monopolin e të vërtetës. Në raport me këtë pamundësi shpikën Zotin.
Te meresh me komentet bajate te INTELKTUALIT dhe te DEMOS, eshte humbje kohe kote.Ata jane lag se vertetes me kilometra.Te quash teorit e Marksit teori si budalleqe,do te thot se kemi te bejme me injorant e te ardhur nga pylli ku kane qene çoban me dhite.Marksin dhe teorite e tija ipreferojne sote ne te gjithe boten,nga njerez intelektual te medhenj si teori ne zhvillim,dhe nuk e dashkan keta bythe langaraqer,keta njerez te pyllit.Eshte e kote te meresh me ata.Leri le ti bejne qejfin vehtes.
Nuk te detyron kush te lexosh komentet e intelektualit, sepse kjo eshte e BUKRA e dheut e Demokracise pa censure enveriste qe predikonte Luften e Kllasave te Marksit qe rezultoi Lufta per Pushtet e Diktatoreve Marksiste,
prandaj:
BEJA QEFIN VETES DUKE U LEXUAR VEPRAT E MARKSIT KALAMAJVE TE TU
sepse:
Bota i ka vene me kohe ne hale si leter higjenike.
Sa shume gabohenin!
Ne çdo krize te kapitalizmit, bota i rikthehet gjenise se Marksit .
Keshtu po veprojne shump ekonomiste kapitaliste sot, per te gjetur ndonje recete shpetimtare.
Universitetet prestigjoze po e studjojne seriozisht.
Te mos flasim pastaj per ribotimet e vepres apo monumentet qe po i ngrihen, bile edhe ne qyetin e lindjes..
Respekte!
O Ceti prej Verteti,
PO EDHE NE GJERMANI KA KOMUNISTE DHE MARKSISTE SA TE DUASH,
sic eshte plot e perplot me enverista fanatike Shqypnia, me gjithe Klasen e saj Politike enveriste, 27 vjet pas renies se Murit te Berlinit
por:
Kjo nuk do te thote qe Merkeli ne Gjermani te filloje te shtetezoje fabrikat dhe uzinat dhe te ndertoje ekonomine e centralizuar nga Partia, sic beri Enveri ne Kohen e Qepes te Partise se Punes sipas teorise marksiste te drejtimit te shtetit proletar.
Autori,ndihet qe ka nje sharm studiusi cilesor,si ralle tjeter ne keto ane,ku gelojne ´´profesore´´te panumert,qe akoma nuk u ka ikur era e qepes,se trurit te baballareve,qe me cifteli,kendojne bemat e halldupit dhe nostalgjine per marksin(makthin)shqiptar.
Autori i ka bere nje shtjellim konciz,ne kendveshtrimin e kohes,larg dogmave,Marksit,qe dhe vet perendimi e mban per filozof ma substance.
Nje verejtje.qe gazeta,vazhdon te mos e korigjoje,jep autorin,pa treguar asnjehere pozicionin e tij.
Apo si gjithe punet tona?
He,per pak harrova,asaj falange pleqsh ish qener roje te eger,te atij regjimi shqiptar-ngrenes,ja u ben mire(me mire vone se kurre),por vec jo nga sozite e tyre.
Pleqte e liq te pakten nuk e ndrruan surratin,kurse banda e saliut,vuri masken dhe goditi bashkepuntoret e dikurshem.
O komentues shqiptare dhe o Autor i ketij shkrimi. I bini kot lart e poshte kot me kot. Karl Marksi botoi vepren e tij kapitali si ekonomist dhe nxorri ne evidence perpara botes nje te vertete te madhe qe eshte aktuale edhe sot. d.m.th 98% e njerzve atehere dhe sot punojne per marre nje rroge per te mbajtur vehten dhe familjen ndersa 2% e njerzve pasurohen me PUNEN E PAPAGUAR kundrejt 98%. Kete te vertete botoi Marksi dhe nuk e zbuloi sepse diheshe nga te gjithe ekonomistet dhe dihet edhe sot. Kjo eshte dhe kontradikta me e madhe e njerzimit dhe e ekonomise kapitaliste sot. Kete kontradikte kaq te madhe s’ka “ZOT” qe e zgjidh. E provoi komunizmi me gjithe diktatoret e tij dhe deshtoi me turp duke vrare dhe persekutuar me miliona njerez.
Per 200 vjet s’eshte zgjidhur akoma dhe nuk e di nese do te zgjidhet ndonjehere. Barazia e pretenduar nga ideollogjia komuniste nuk ka per te ekzistuar asnjehere. Eshte thjesht utopi.
Kam degjuar se kete problem mund ta zgjidhin vetem komentuesit e gazetes Drita dhe te ashtuquajturit Intelektuale Filozofe Shqiptare si puna e autorit te ketij shkrimi hahahahaahhhhahaahah.
O Ceti prej Verteti,
PO EDHE NE GJERMANI KA KOMUNISTE DHE MARKSISTE SA TE DUASH,
sic eshte plot e perplot me enverista fanatike Shqypnia, me gjithe Klasen e saj Politike enveriste, 27 vjet pas renies se Murit te Berlinit
por:
Kjo nuk do te thote qe Merkeli ne Gjermani te filloje te shtetezoje fabrikat dhe uzinat dhe te ndertoje ekonomine e centralizuar nga Partia, sic beri Enveri ne Kohen e Qepes te Partise se Punes sipas teorise marksiste te drejtimit te shtetit proletar.
Komentuesit “intelekt-kari i duhet shtuar doza e ilaceve dhe t’i behet me shpesh gojore ne dite, para dhe pas buke.
O te qifsha mendjen dhe ty ne bythe o rrote “intelkt-kari”, kerkon te besh te diturin dhe kritikun e Marksit.
O toc “Kapitali” e be kapital me 20 vite pune te Marksit, studiohet ne cdo unoversitet te famshem ne Bote.
-Jam plotesish dakort me komentin e llogjikshem te komentuesit “FILOZOFI i COFUR”.
Komentuesit “intelekt-kari i duhet shtuar doza e ilaceve dhe t’i behet me shpesh gojore ne dite, para dhe pas buke.
O te qifsha mendjen dhe ty ne bythe o rrote “intelkt-kari”, kerkon te besh te diturin dhe kritikun e Marksit.
O toc “Kapitali” e be kapital me 20 vite pune te Marksit, studiohet ne cdo unoversitet te famshem ne Bote.
-Jam plotesish dakort me komentin e llogjikshem te komentuesit “FILLOZOFI i COFUR”.
Po i me KAR dhe me PIDH do ta zhvillosh Teorine Marksiste te Komunizmit Shkencor more mavri Obezi-BARKDERR borgjezi me 3 hiksa ne gazeten DITA, njashtu sic e zhvilloi Enveri ne Kohen e Qepes te Partise se Punes?
Po kush je ti o vasil sharmi (shurra), qe vlereson autorin e shkrimit dhe denimin kriminal te atyre 5 pleqeve “nostalgjike” . Me se pakti, ti dhe ato qe mbajne emra si ti, por dhe mahmut qofshin per hire te kultures europiane ju duhet te ulurinit, per se pari kunder islamizimit, sa arkaik, aq dhe kriminal te dhqiperise dhe kthimit te prones ish “pronareve” . Pra prona ne duar te nje grushti njerezish dhe shfrytezimi i saj, per te prodhuar kapital, (per nje grusht njerezish), eshte thelbi i ekonomise “kapitaliste”, qe stigmatizon Marxi, dhe duhet te angazhojne “forcat” vasilet e angjelet por edhe salinjte dhe metat . Kur thua se kapitali (malli), ose (pasuria e natyres), ndodhet ne duar te 2 % te banoreve te plaletit kundrejt 98 % , qe punojne dhe mezi fitojme dhe te dhimsen keto 2 %, qe keq trajtohen nga diktaturat dhe harron keto 98 % qe shkerdhehen per nje cop buke nga keta 2 %, te ekonomise se tregut te “lire”, do te thote se trute i keni ne b…ythe . Merni ne konsiderate 2 % , qe do te thote njeqind e dyzet milion …njerez (duket si shume !? ) dhe harroni 98 % , ose shtate miliard, (pa 2 % -ndeshin), qe ju duken…PAK .
O Bushi kush me flet mua per pyll dhe coban me dhi.Gjyshi m perkthyes i kolloseve te Filozofise Gjermane(vetem Marxin nuk perktheu,se e quante sharlatan).Stergjyshi im pedagog ne gjimnazin e Manastirit.
Ja prej ketij Bushit dhe Hamzait aty me lart,kam arritur ne perfundimin se Ahmet Zogu ishte nje gjeni.Pse?
Sepse Ahmet Zogu ishte nje terjaqi i arsimimit.
Sistemi arsimor i Zogut ishte gjenial,sepse nuk lejonte llumin e katundarise dhe llumin e proletariatit te
arsimoheshin hamur,ashtu si dijne ata,,si derrat ne lluce,si kasollja me bajga e Nrec Nue Gjokes..Krijoi pak institute dhe lyceume prestigjoze per klasen e larte dhe te pasur shoqerore.Kush kerkonte me teper,t`i hypte pamporrit me florinjte e babait.Ama kush kthehej prej Europe me DIPLOME,paguhej 18 napolona flori ne muaj,afersisht 3000 euro ne muaj
Arsimimi 100% me kurse analfabetizmi.kioskat universitare ne shqiperi,kane sjelle jo vetem gazetare sharlatane,qeveritare hajdute,bisnesmene prostitutaxhij, drogmene ,por po mundojne BE dhe SHBA ti ndjekin kudo qe jane ,sepse ne vend qe te bejne shkollen e zotit,kane bere shkollen e shejtanit,po ngaterrojne boten si mafiozet italiane ne kohen e proibicionizmit.Ekonomistet mafioze shqiptare e kane leshuer EURON pikiate ne toke si avionet Stukas bombardues.De here brenda muajit e ka thirrur Merkel Edi Ramen,se po i del Shqiuperia me e madhe se Greqia dhe Anglia bashke..
Po i me KAR dhe me PIDH do ta zhvillosh Teorine Marksiste te Komunizmit Shkencor more mavri Obezi-BARKDERR borgjezi me 3 hiksa ne gazeten DITA, njashtu sic e zhvilloi Enveri ne Kohen e Qepes te Partise se Punes?
Kafshes (jo demos): ne qofte se ” ha” vetem intelektuali dhe vete zogu (ne fakt malok dhe ..halldup) dhe katunari, i pa dituri, i pa kulturuari, hamalli, yzmeqari, cobani, etj. te kesaj kategorije te mos “hane” ….kafshe si puna, jote pse duhet te ….rrojne mbi faqe te dheut . Ne fakt si kafshe qe je (natyrisht jo intelektual sic pretendon), po e kerkon vete litarin dhe koqen e plumbit ne lule te ballit .
Marksi sot eshte me aktual se kurre. Por njerezit ngatarrojne Marksin me katundaret komuniste gjysem opingash.Pak marksist duhet te jete c’do njeri ne kuptimin e mire te fjales. Nuk ka arsye per histeri anti marksiste se ne shqipot kemi treguar se kushdo qe te na sundoje e durojme deri ne poshtrim. Sic po ndodh edhe sot me keta hajduter te degjeneruar qe drejtojne kete vend.Me mire marksist se hajdut,imoral,kriminel,antikombetar si keta qe na drejtojne.
O;rros;pj lloji merr furrce rroje me vete,brisk rubie,t`me rruac trapin me tos kinez.