Kryeministri Edi Rama po zhvillon një mëngjes pune me deputetët e PS, që janë pjesë e komisionit të Ligjeve në Kuvend.
Takimi ka nisur rreth orës 08:30, ndërsa tema e diskutimit referuar aktualitetit politik mendohet se është shkarkimi i kreut të KQZ dhe zgjedhja e prokurorit të ri të Përgjithshëm.
Këto dy çështje janë më të mprehtat e momentit. Në 30 nëntor PS pritet që të shkarkojë kryetarin e ri të KQZ, ndërsa në seancë do të diskutohet edhe zgjedhja e Kryeprokurorit të ri.
Në 4 Dhjetor, Llallës i mbaron mandati në krye të institucionit të Akuzës, por ende nuk kanë nisur procedurat për Kryeprokurorin e ri, pasi ka një vakum institucional.
Bazuar te Reforma në Drejtësi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka të drejtën e hapjes së procedurës dhe dërgimit në Kuvend të një liste me kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm. Por vonesa e ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë mund të sjellë përplasje mes palëve politike.
Dy janë rrugët që do të ndiqen; ose do të zgjatet mandati i Llallës ose parlamenti do të ndërhyjë përmes një mekanizimi ekstra ligjor për të komanduar një Kryeprokuror deri në krijimin e institucioneve të reja të KLGJ dhe KLP.
Deputetët e PS te Ligjet
Kryetar Ulsi Manja
Klotilda Bushka
Vasilika Hysi
Bashkim Fino
Bledar Çuçi
Edmond Leka
Alket Hyseni
Saimir Tahiri
Jurgis Çyrbja

s’e paska gje listen e njerezve te ligjit
duhen njerez te forte ne ligj e personalitet