AKU aksion në dyqanet e mishit dhe peshkut, bllokon 3 subjekte

Leda Hysa

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, përveç aksionit për mbylljen e pikave të therjes të paligjshme dhe që nuk plotësojnë standardet e sigurisë ushqimore, në fokus ka vënë edhe dyqanet e tregtimit të mishit dhe peshkut.

Drejtoria e AKU-së Tiranë, ndërmori sot një aksion në tregun e Kombinatit, ku inspektoi 5 subjekte, dy prej të cilave ushtronin aktivitetin e tregtimit të peshkut dhe 3 të mishit.

Inspektorët e AKU gjobiten 3 subjekte në vlerën e 850 mijë lekëve, për mungesë të kushteve higjeno-sanitare si dhe bllokuan aktivitetin e 3 subjekteve, dy tregtim peshku e një tregtim mishi, ndërkohë që u konfiskuan edhe 434 kilogramë peshk.

Dy prej 5 subjekteve të inspektuara, u paralajmëruan nga inspektorët e AKU, ndërsa aksioni vazhdon në të gjithë vendin.

AKU bën të ditur, se çdo subjekt i tregtimit të produkteve ushqimore, nuk do të lejohet të vazhdojë aktivitetin dhe do të penalizohet, nëse nuk siguron konsumatorin, në të gjithë zinxhirin e sigurisë ushqimore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *