Gjatë një kontrolli në mesnatë, AKU ka konfiskuar 29 krerë lopë.
Kanë qenë informacione të vetë AKU-së që kanë çuar në kontrollin e befasishëm në aksin rrugor Sarandë- Qafë Bot, ku janë ndaluar dy mjete të palicencuara për transport kafshësh.
Kafshët kanë qenë të paregjistruara, pa matrikuluara dhe pa certifikatë lëvizjeje.
Në këto kushte Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konfiskuar menjëherë mjetet e transportit dhe kafshët të cilat janë transportuar pranë karantinës shtetërore.
AKU, gjithashtu ka njoftuar strukturat e krimit ekonomik dhe Drejtorinë e Bujqësisë Vlorë për të vazhduar më tej me procedimin administrativ dhe penal për pronarin e kafshëve dhe dy drejtuesit e mjeteve, për shkelje të rënda të protokolleve zyrtare veterinare.
Këto shkelje e bëjnë jo vetëm të pasigurt, por të rrezikshëm konsumimin e mishit. Por ndërkohë hetimi vazhdon për origjinën e këtyre kafshëve të cilat dyshohet se vijnë nga shteti grek si dhe për shkelje të tjera edhe të veterinerëve zyrtare përgjegjës.
l.h/ dita
