AKU bllokon në kufi 24 tonë kripë dhe 42 viça për therje

Ornela

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ka bllokuar në kufi kafshë të gjalla që vinin nga Serbia dhe dhjetëra tonë kripë që vinte nga Austria.

“Ngarkesa me kafshë të gjalla të ardhura nga Serbia (42 krerë viça për therje) në Pikën e Inspektimit Kufitar në Morinë u kontrollua për përputhshmërinë me kërkesat ligjore për masa mbrojtëse ndaj sëmundjes së Dermatozës Nodulare”, tha AKU në një njoftim për shtyp.

AKU vendosi mbajtjen e këtyre kafshëve të gjalla në regjim karantinor (21 ditë) përpara se te futen në proces therje.

Ndërsa në Pikën kufitare Hani i Hotit, AKU ka bllokuar 24 tonë kripë e ardhur nga Austria për tu përdorur për konsum human dhe industrinë ushqimore në Shqipëri u kontrollua për përputhshmërinë me kërkesat ligjore për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit përkatës si dhe pas kontrollit fizik të ngarkesës ka rezultuar se certifikata e analizës dhe etiketa e produktit kripë, paraqesin nivelin e jodit më të ulët se kufiri i lejuar.

AKU vendosi masën administrative “Bllokim produkti” për sasinë prej 24 tonë kripë dhe masën administrative “Kthim në vendin e origjinës” së produktit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njëkohësisht me intensifikimin e kontrolleve në terren, shprehet e vendosur për të mos toleruar asnjë shkelje të ligjit në dëm të jetës së konsumatorëve.

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • JU LUMTE

    SHTETI DUHET TE JETE I PAMESHIRSHEM

    ME USHQIMET E ARDHURA NGA BOTA E HUAJ

    DUKE DITUR TASHME QE KONSUMATORI SHQIPTARE

    BOMBARDOHET PAMESHIRE RRETH 30-VJET

    NGA USHQIME TE KONTAMINUARA ARDHUR NGA GREQIA SERBIA ETJ VENDE -FAL KJO

    EDHE MASKARENJEVE TREGETARE SHQIPTARE

    QE KERKOJN TE PASUROHEN ME CDO MJET

    EDHE DUKE SHKELUR NEPER KUFOMAT E SHQIPTAREVE

    SHTETI DUHET TE KTHEJE MBRAPSH E TREGOJE KUFIJT

    EDHE TREGETAREVE KRIMINELA SHQIPTARE

    NJERZIT ME TE PAPERGJEGJSHEM TE PLANETIT

    QE U MESUAN ME SHTETIN RRUMPALL TE

    SHPELLARIT TE MUTIT

    SALIH HALESE

  • Kujt po i prish monopolin ai me vica …
    21 dite karantine thote aku sepse u kontrolluan ne perputhshmerine me kerkesat ligjore per masa mbrojtese ndaj semundjes dermatosa nodulare
    por nuk thote qe gjate kontrollit te ushtruar ishin apo jo ne perputhje me ligjin keta masa

    Jam kurioz me dijte se ku i mban aku keta kafshe per 21 dite se nuk jam ne dijeni qe te kete infrastruktura te tilla dhe ushqim per kafshe te sekuestruara
    Ketu bin era haraç ose nje mesazh i qarte per importuesin se ky eshte sektor i xanun

    • Nje fjale e urte e popullit thote se,” uji po shterron e njerezit po mbyten ” ….
      Tashme konkurrenca e pandershme po ben kerdine dhe ne loje kane hyre fort inspektoriatet shteterore te cilet,duke qene te super korruptuar,abuzojne haptas me ligjin ne dem te njeres pale qe nuk paguan dhe ne favorin e atij qe paguan….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *