AKU bllokon subjektet që prodhojnë dhe tregtojnë qofte

Elton Tafaruci

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, (AKU) pas kontrolleve të vazhueshme në subjektet që prodhojnë dhe tregtojnë qofte, ka bllokuar dhe gjobitur të gjitha subjektet që nuk kanë plotësuar kushtet e higjienes dhe sigurise ushqimore.

Në nje njoftim per shtyp, AKU bente ditur se, nga kontrollet e Drejtorise Rajonale Tiranë, në 13 subjekte që prodhojnë dhe tregtojnë qofte, analizat e kryera kanë rezultuar me ngarkese bakteriale E.Coli, mbi normat e lejuara, për kete produkt, në 3 subjekte.

Për keto subjekte AKU ka marre masen e bllokimit të aktivitetit, asgjesimin e produktit dhe gjobitjen ne vleren e  300.000 lekëve.

Gjithashtu, ben te ditur AKU, për rastet e denoncuara në media, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë bllokimin e tyre, disa muaj më parë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton qytetarët se subjektet që sot, tregtojnë dhe prodhojnë qofte, janë të kontrolluara dhe nuk përbëjnë rrezik.

AKU do të vijojë të bashkëpunojë me mediat dhe qytetarët për të zbuluar abuzimet që bëhen në fushën e prodhimit dhe tregtimit të qofteve

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *