AKU bllokon tre biznese në Korçë, vepronin kundër ligjit

J L

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vazhdën e kontrolleve për zbatimin e ligjshmërisë në Operatorë të Biznesit Ushqimor, që tregtojnë produkte të qumështit dhe njësi tregtimi (markete) ka bllokuar aktivitetin e dy subjekteve.

Kontrollet e ushtruara nga Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për qarkun Korçë evidentojne se:

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Poli Baci” (Menkulas, Devoll) me aktivitet përpunim qumështi u konstatua se subjekti ishte objekt i pagimit të TVSH, por zhvillonte aktivitetin e tij pa u pajisur me licencën përkatëse. Gjithashtu subjekti nuk dispononte certifikatat veterinare të qumështit si lëndë e parë; mungonte ambjenti për pranimin e lëndës së parë dhe depozitimit të mjeteve të pastrimit; mungonin kartat teknologjike si dhe nuk ishte rinovuar analiza e ujit. Për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit u morën masat si më poshte:

Gjobë në vlerën 1,000,000 lekë për zhvillimin e biznesit në një stabiliment të parregjistruar,

Gjobë në vlerën 100,000 lekë, për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

  1. Gjobë në vlerën 200,000 lekë, për veprime të operatorit të biznesit në kundërshtim me ligjin,
  2. Bllokum i sasise prej100 kg djath kaçkavall dhe 200 kg djath i bardhë,
  3. Bllokimi i aktivitetit për shkak të ushtrimut te tij në kundërshtim me ligjin.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin Aurel Zyryku (Bilisht) me aktivitet supermarket, në ambjentin e magazinimit të ushqimeve u konstatuan kushte higjenike të papërshtatshme (muret dhe tavanet ishin me material që nuk pastrohej lehtësisht, po kështu edhe dyshemeja). U konstatuan mbetje të brejtësve dhe shpendëve si dhe u gjetën 150 kg Niseshte, 150kg Oriz dhe 500kg miell gruri pa fletë analizë dhe të dëmtuar nga brejtësit të cilat u bllokuan me destinacion asgjesimin. Nisur nga shkeljet e gjetura ndaj subjektit u morën masat si më poshtë:

  1. Gjobë në vlerën 200,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
  2. Gjobë në vlerën 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
  3. Bllokimi i aktivitetit për shkak se ushtrohej në kundërshtim me ligjin.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Selami Mehmeti” (Pogradec)  me aktivitet njësi tregtimi u gjenden produkte pa dokumentacion përkatës për gjurmueshmërinë si: Raport Prove dhe Fatura Tatimore. Nisur nga kjo shkelje ndaj subjektit u morën masat si më poshtë:

  1. Gjobë ne vleren 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
  2. Bllokim i sasise 24 kg kripe, 45 litra ujë, 13 litra lëngje frutash dhe 18 litra pije energjike.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Ka rene ndesh me interesat e monopoleve dhe nuk i eshte pergjigjur aku per tu dhene pjesen mbasi e konsiderojne veten aksioner ne biznese.Dita ju bene nje sherbim te shkelqyer mbasi pasqyron merakun e ketyre per sigurin e popullit se pa keta populli do ishte zhdukur,Jane keta qe nuk e bejne punen marin rroge dhe te kerkojne llogari por punen qe nuk kryejne keta vete.Organizate teroriste

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *