AKU kontroll për sigurinë e ushqimeve

Elton Tafaruci

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në të gjithë vendin po ndërmerr kontrolle për sigurinë ushqimore dhe analizën e produkteve që hyjnë nga pikat kufitare.

Specialistët e këtij sektori shprehen për nevojën e rritjes së kërkesës së kontrollit ndaj biznesve, sidomos për ushqimet që bartin rrezik nga temperaturat e larta.

Sipas tyre, kontrolli nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po intensifikohet në të gjitha supermarketet dhe dyqanet që tregtojnë produkte ushqimore në të gjitha qytetet e vendit. Ndërsa aksioni është ndërrmarë edhe në pikat doganore në mënyrë që të evitohet hyrja në tregun vendas e ushqimeve të skaduara ose që kanë afate të shkurtra skadimi.

Këto kontrolle krahas qytetit do të vijojnë edhe në zonat rurale, aty ku ka informacione se produktet ushqimore mund të tregtohen edhe nëse iu ka kaluar afati i skadencës.

AKU gjatë stinës se nxehtë ka kryer një vazhdimësi kontrollesh duke mbajtur nën vëzhgim  të gjitha subjektet tregtare, sidomos ato që janë në zonat bregdetare, ku per shkak të sezonit konsumi i ushqimeve nga pushuesit dhe turistët është më i lartë.

Share This Article
2 Comments
  • GJITHE KETE VERE, NUK KAM NGRENE NJE PJEPER, NJE DOMATE DHE POTHUAJSE GJITHSHKA TJETER PER TE QENE.

    NUK E KUPTOJ PERSE I PAGUAJME KETA KRIMINELA, APO QE TE HELMOHEMI PO NJESOJ ME USHQIMIN QE HAME.

    HAKU I KETYRE ESHTE BOMBA.

  • GJITHE KETE VERE, NUK KAM NGRENE NJE PJEPER, NJE DOMATE DHE POTHUAJSE GJITHSHKA TJETER PER TE QENE..

    NUK E KUPTOJ PERSE I PAGUAJME KETA KRIMINELA, APO QE TE HELMOHEMI PO NJESOJ ME USHQIMIN QE HAME.

    HAKU I KETYRE ESHTE BOMBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *