AKU kontrolle në marketet pranë bregdetit, gjobitet subjekti

Bora Basholli

Në një kohë që ka nisur sezoni turistik Autoriteti Kombëtar i ushqimit ka intensifikuar kontrollet në markete dhe restorante. Nga kontrollet ka rezultuar se ka pasur një sërë shkeljesh dhe si rezultat janë vënë gjoba që arrijnë në total në 3 mln lekë si dhe është bllokuar aktiviteti i një subjekti.

Autoriteti i ka përqendruar kontrollet në Golem e Tiranë ku  në subjektin “market” me aktivitet “tregtim produktesh ushqimore” u konstatua se ushtronte veprimtarinë pa u pajisur me liçensën përkatëse “Shitje me shumicë e produkteve me origjinë shtazore për njerëz” .

Për këtë shkelje AKU mori masën “Gjobë” me vlerën 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar liçensën përkatëse.

Ndërsa në kontrollin e ushtruar në një restorant në Golem u konstatua se subjekti ushton aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare ndërsa në kuzhinë kishte prezencë të sendeve të tepërta dhe pajisje të amortizuara me prani të ndryshkut, muret kishin prezencë lagështire dhe kishte prani të insekteve.

Në momentin e kontrollit në subjekt u konstatuan produkte me afat të kaluar.

Nisur nga kjo ndaj  subjektit u vendos bllokim aktiviteti si dhe gjobë në vlerën e 900 mijë lekëve.

Ndërsa në subjektin e tretë i cili ishte restorant në kryeqytet u konstatua se nuk zbatohej plani i vetëkontrollit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  paralajmëron se do të vijojë kontrollet rigoroze për të garantuar zbatimin e ligjit në të gjithë zinxhirin ushqimor dhe ofrimin e produkteve ushqimore të sigurta për të gjithë konsumatorët, me qëllim garantimin e një sezoni turistik veror të shëndetshëm.

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • AKU(Autoriteti Antikombetar i Ushqimit) nuk ka lidhje fare me sigurin ushqimore jane vjedhesa.Le te jene me keqe subjekte nga cfar tregojne keta ne fotografi por po u favorizuan keta subjekti nuk penalizohet.Dita i bene shume reklam ketij grupi atehere te sugjeroi nqs nuk ke interesa direkte me kete grup,hap nje dyqan ushqimor beje lloshe dhe favorizoi dhe nje dyqan me te gjitha standartet dhe mos i favorizo dhe do dalesh vete ne perfundim.Dita po i bene nje favorizim ketij grupi interesaxhinjes dhe nje deme te madhe konsumatorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *