Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka penalizuar me gjoba nga 300 deri në 500 mijë lekë bashkitë Tiranë, Shkodër, Fier, Durrës, etj si dhe disa kompani që administrojnë tregjet e hapura të miratuara nga njësitë e qeverisjes vendore, apo edhe subjekte të ndryshme, të cilat nuk plotësonin kushtet higjenosanitare të tregtimit të ushqimeve.
Në një njoftim për shtyp, AKU bën të ditur se ka hasur pengesa në kryerjen e inspektimit ushqimor në tregjet e hapura nga pushteti vendor në rrugë, trotuare e shpesh herë vend e pavend nga individë që nuk janë objekt i inspektimit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
Ndërkohë, që njësitë e qeverisjes vendore, nuk kanë marrë masat e duhura për menaxhimin e situatës së tregjeve në territoret që ato administrojnë, si dhe nuk kanë zbatuar detyrat funksionale të parashikuara në ligj, për lirimin e hapësirave publike, duke lejuar tregtimin e shumë personave që nuk janë të regjistruar në QKR dhe që nuk mund të inspektohen nga AKU.
Për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, mbrojtja e konsumatorit dhe garantimi i sigurisë ushqimore të tij, prevalon mbi gjithçka tjetër. Për këtë arsye, AKU ka vendosur që të marrë masa administrative me gjobë ndaj njësive të qeverisjes vendore.

Po kunder ketyre kafsheve te rilindura a do te merret ndonje mase:
http://sot.com.al/aktualitet/kryebashkiaku-i-lushnjes-ofendon-qytetaren-kam-12-kalamaj-p%C3%ABr-t%C3%AB-ushqyer-kryetari-po-kush