AKU mbyll baxhon në Shkodër, 120 kg djath në frigorifer me myk

Dita

Një baxho në zonën e Shkodrës është mbyllur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pasi 120 kg djath tregtohej pa asnjë lloj etikete si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

AKU bën me dije më anë të një njoftimi se inspektorët e saj kanë kapur në flagrancë shtetasin Durim Gallubja, duke vepruar në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore.

Produkti i djathit që është gjendur në ambient frigoriferik, është konstatuar me përmbajtje myku, dhe temperatura e trajtimit të qumështit është konstatuar nën normat e lejuara.

Durim Gallubja është gjobitur me 350.000 lekë, me mbyllje të aktivitetit si dhe bllokim të sasisë së produktit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje operatorëve të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore dhe jo shtazore, duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara me dokumentacion të plotë veterinar e fiskal.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *