Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbyllur thertoren e vetme që funksiononte në Mallakastër para më shumë se 10 ditëve, çka ka sjellë mos furnizimin e qytetit, kopshteve e çerdheve me produktet e mishit.
Mbyllja e thertores erdhi si pasojë e kushteve jo të mira higjeno- sanitare, por mbyllja e saj ka prekur edhe rreth 20 persona të cilët janë kasap në profesion.
Ditën e sotme, para prefekturës së Fierit ata kanë zhvilluar një protestë si dhe kanë kërkuar që të takohen me prefektin e Fierit, Vasil Bregu.
Ky i fundit u ka premtuar se do të ndërhyjë në institucionet përkatëse vetëm nëse janë plotësuar kushtet e vendosura nga AKU- ja.
Nga ana tjetër kasapët janë shprehur se situata është problematike pasi nga situata e krijuar nga AKU-ja njerëzit po therin për nevojat e tyre në kushte jo të mira por fshehurazi në ferra.

Keta njerez primitive duan te fitojne para duke shitur mish por nuk duan te investojne per te permiresuar kushtet higjenike dhe pastaj duan te futen ne Europe.