AKU sekuestron 2.7 kv peshk në Vlorë

Dita

Drejtoria e AKU-së në Vlorë, sekuestroi sot 2.7 kuintal peshk, qe tregtohej jashtë kushteve higjeno-sanitare.

Gjatë inspektimit, inskeptorët e Drejtorisë Rajonale të AKU në Vlorë, konstatuan tregtimin e një sasie peshku, në disa pika, në trotuare dhe makina, pa respektuar asnjë kusht higjeno-sanitar, që garanton sigurinë ushqimore.

Inspektorët e AKU në Vlorë, morëm menjëherë masa, duke sekuestruar sasinë e peshkut, ndërsa ndaj personave që e tregëonin nuk u morën masa konkrete, pasi ishin të palicencuar dhe si pasojë, nuk mund të merreshin masa ndaj tyre, përveç sekuestrimit të produktit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i bën thirrje konsumatorëve, që të jenë të kujdesshëm në blerjet që bëjnë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *