Akullorja “Obama i vogël” që po ëmbëlson rusët

Elton Tafaruci

Fabrika e akullores “Slavica” në Tartastan të Rusisë ka vendosur që marrëdhëniet e ftohta mes Uashingtonit dhe Rusisë t’i pagëzojë këtë verë në markën më të re të akullores që mban emrin “Little Obama” ose “Obama i vogël”.

Akullorja çokollatë me emrin”Obamka”, pasi produkti është quajtur në gjuhën ruse, ka formën e një kontenieri në dukje jashtë, ngjyrë blu. Në mes të tij ndodhet një vogëlush me ngjyrë, që mban në vesh një vath në formë unaze floriri dhe akulloren në dorë.

Akullorja “Obamka”, doli në shitje në qytetin e Chelny Naberezhnye në fund të prillit.

Fabrika e akullores është shprehur se frymëzimi për brendin e ri “Obamka” ka ardhur nga një film sovjetik dhe kjo është pjesë e një serie shijesh akulloresh me ngjyra.

“Emri i akullores duhet të jetë e lehtë për të kujtuar. Të gjithë ata që kanë një imagjinatë të gjallë, mund të ketë shoqata të ndryshme, por ky produkt është projektuar për fëmijët dhe larg politikës.”

Sakaq televizioni shtetëror rus RT thotë se prapashtesa “ka” më tepër shpreh “dashuri”, por gjithashtu mund të përdoret edhe si një formë “përbuzje”.

Por zyrtarët e qeverisë amerikane duket se nuk e kanë pritur mirë produktin e ri rus.

“Edhe pse nuk e kam parë këtë produkt të veçantë për shitje, ne jemi të zhgënjyer nga antiamerikanizmi në mediat ruse gjatë viteve të fundit, veçanërisht kur ajo merr një prirje diskriminuese ose raciste,” tha një zyrtar amerikan.

Fabrika “Slavica” është e vendosur në qytetin siberian të Krasnoyarsk.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *