Akuza e fortë: Ekziston një keqbërës, Sala u detyrua të hipte në avion

Leda Hysa

Të tjera hije dyshimi vazhdojnë të përndjekin zhdukjen e futbollistit  Emiliano Sala.

Pas afro 2 javësh kërkimesh, një mbetje e avionit me të cilin futbollisti po udhëtonte u gjet në fund të Kanalit të La Manshit, teksa një trup shihet në imazhet e kapura nga një  mjet nënujor në rrënojat e avionit, por nuk është identifikuar ende nëse bëhet fjalë për Sala.

Ndërkohë, një mik i tij ka dhënë për mediat e huaja një deklaratë shokuese, i cili dyshon se bëhet fjalë për vrasje dhe se Sala është detyruar që të hipë në atë avion.

Ekziston një e vërtetë e madhe pas gjithë kësaj dhe kjo është se ka një keqbërës. Sepse Emiliano kurrë nuk vendosi të fluturojë me atë aeroplan. Këto janë të gjitha detyrime që dikush i pranon si një lojtar profesionist. Emiliano u detyrua të hipte në atë avion”, u shpreh Maksimiliano Duarte.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *