Ish-doktori i Bayern, Hans-Wilhelm Muller-Wohlfahrt ka fajësuar Pep Guardiola për largimin e tij të papritur në vitin 2015, pas 38 punë të pandërprerë. Muller-Wohlfahrt festoi 75-vjetorin e tij të shtunën dhe ka akuzuar trajnerin e Manchester City nëpërmjet dy intervistave të ndryshme të dhëna për Bayerischer Rundfunk dhe Bild.
Muller-Wohlfahrt dhe i gjithë stafi i tij u dorëhoq në prill të vitit 2015 pas humbjes së Bayer me rezultatin 3-1 ndaj Porto, në turin çerekfinal të Champions League, duke pretenduar se i gjithë stafi i tij mjekësor ishte akuzuar dhe fajësuar për atë disfatë, pasi skuadra kishte mbetur pa një pjesë të futbollistëve kryesorë, duke u përballur me raportime sipas të cilave, lojtarët nuk po rikuperoheshin me shpejtësinë që do të dëshironte Pep Guardiola.
“Nuk isha mësuar me mënyrën se si Pep Guardiola më trajtonte. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, në asnjë një ndeshje të vetme. Kur ke atë ndjesinë se nuk ke asnjë lidhje me trajnerin, i cili refuzon çdo gjë dhe nuk shfaq asnjë interes në punën mjekësore, i cili vetëm kritikon dhe thotë se çdo gjë është më mirë në Spanjë, atëherë nuk është më kënaqësi”, deklaroi Muller-Wohlfahrt për Bayerischer Rundfunk.
Sipas raportimeve, Guardiola ishte ndeshur disa herë me Muller-Wohlfahrt në lidhje me trajtimin e lojtarëve, mbi të gjithë në lidhje me Thiago Alcantara, i cili u kthye në Spanjë për tu trajtuar, në vend që të qëndronte te Munich.
Edhe revista gjermane e futbollit “Kicker”, pat raportuar asaj kohe se Drejtori i Përgjithshëm i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge i kishte komunikuar mjekut asistent, Fredi Binder, se ata ishin përgjegjës për dëmtimet dhe rezultatet për rrjedhojë, ndonëse drejtori sportiv i Bayern të asaj kohe, Matthias Sammer, deklaroi se askush në klub nuk fajësonte Muller-Wohlfahrt për disfatën.
“Nuk është e ndershme kur fajësohesh për një disfatë, ose për një dëmtim, apo për periudhën që zgjat rikuperimi. Nuk ka baza që të punohet bashkë. Unë dhashë dorëheqjen për shkak të mendimeve dhe opinioneve të ndryshme që kisha me Pep Guardiola, i cili më fajësonte mua për disfatat, duke kapërcyer fushën e tij të përgjegjësisë dhe të ekspertizës.
Në cilësinë e doktorit, unë mbaj përgjegjësinë për shëndetin e futbollistit dhe jo trajneri. Unë i kam bërë me dije klubit se jam i përgatitur të ndihmoj me çështjet e komplikuara”, deklaroi Muller-Wohlfahrt, i cili është gjithashtu mjeku i përfaqësueses së Gjermany.
