Si të mos mjaftonte eliminimi i pritshëm, por i vendosur shumë hollë ndaj Liverpool në Ligën e kampioneve, Roma duhet tani të bëjë llogaritë edhe me një hetim që përfshin presidentin e saj.
Emri i James Pallotta ka përfunduar në dosjet disiplinore të UEFA-s për sjellje jo korrekte.
Në bazën e akuzave është protesta ndaj arbitrave dhe fjalët e biznesmenit italo-amerikan ndaj gjyqtarëve për ndeshjen e 2 Majit kundër “reds”.
James Pallotta sipas burimeve të UEFA-s në Nion, do të gjykohet në 31 Maj, 5 ditë pas finales së Madhe të Ligës së kampioneve.
Presidenti i Romës protestoi për vendimet që ai i cilësoi të gabuara ndërsa kërkoi publikisht instalimin e sistemit të video arbitrimit.
Avokatët e tij tani kanë nisur punën për të kuptuar nëse Pallotta do t’ia hedhë me vetëm një gjobë, apo do të vuajë pezullim.
Biznesmeni i njohur e kishte cilësuar të papranueshëm gjykimin në Champions, sidomos pozicionin që u gjykua jashtë loje me Xhekon, dhe faullin ndaj El Sharaui.
a.s/dita

Sipas UEFA edhe kur arbitrat gabojne qellimisht, dhe padrejtesisht ndeshkojne dhe eleminojne nga gara skuadra, ata kane te drejte dhe nuk duhen kritikuar.
Keshtu del qe fatin e ndeshjeve e vendos UEFA me arbitrat qe aio i vendos vete, si perfundim ndeshjet jane te paracaktuara dhe kush flet denohet.