Akuza për korrupsion, arrestohet ish-kryetari i komunës Dajç

anazapta

Arrestohet ish-kryetari i komunës Dajç, Rrok Rroku. 55-vjeçari Rroku është vënë në pranga nga policia e Lezhës me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Sipas burimeve nga policia, ndaj Rrokut është dhënë masa e arrestit me burg, pas  denoncimeve për shitjen e disa automjeteve të cilat ishin dhënë nga shoqata të huaja në formën e donacioneve. Sipas akuzave, Rroku i ka shitur automjetet për përfitime personale. Rroku humbi zgjedhjet lokale në maj të 2011-s dhe akuzoi rivalin e djathtë për manipulim, duke e dërguar çështjen në prokurori. Gjykata e Lezhës i dha të drejtë ish-kryekomunarit Rroku, duke dënuar komisionerët e qendrës së votimit në fshatin Dragushë të komunës Dajç.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *