Senatorët amerikanë për Nju Jorkun ju bashkuan thirrjeve në rritje për dorëheqjen e guvernatorit të këtij shteti, Andrew Cuomo, pasi 7 gra e kanë akuzuar atë për ngacmime seksuale.
Demokratët Chuk Shumer dhe Kirsten Gillibrand thanë se Cuomo kishte humbur besimin qytetarëve të Nju Jorkut.
Gjashtë gra pretendojnë se Cuomo i ka puthur apo prekur pa dëshirë, ndërsa të premten një ish gazetare tha se guvernatori e kishte shantazhuar. Cuomo mohoi akuzat dhe refuzoi thirrjet për dorëheqje të demokratëve.
“Asnjëherë nuk kam prekur apo ngacmuar dikë në mënyrë të papërshtatshme. Nuk kam pasur kurrë si qëllim të ofendoj apo të lëndoj dikë. Gratë kanë të drejtën të dëgjohen dhe unë e inkurajoj plotësisht këtë gjë. Por dua gjithashtu të jem i qartë: fillimisht vlerësoni fakte para se të dilni me një opinion”.
h.b/dita
