Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm dy ish-drejtuesit e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe Artan Hoxha, të akuzuar për shpërdorim detyre.
Ish-kreu i Gardës Prendi dhe zëvendësi i tij, Hoxha, lirohen nga nga e ngritura, teksa akuzoheshin nga Prokuroria se kishin firmosur pagën e ish-shefes së Burimeve Njerëzore për tri vite pa qenë e pranishme në punë.
Prokuroria kishte kërkuar dënimin e secilit me nga një vit burgim.
Sipas prokurorisë, dy ish-drejtuesit kanë abuzuar me ligjin për sa kohë kanë firmosur pagën e shefes së burimeve njerëzore Shqipe Spahiu nga viti 2011 deri në vitin 2013.
Sipas Prokurorisë, ish-shefja Spahiu ka rezultuar se ishte në Austri në bazë të verifikimeve të sistemit TIMS.

Ndrea Prendi ne vend qe te gjykohet si kriminel dhe bashkepunetor ne vrasjen e 21 janarit rrine dhe merren me borderote e Gardes, kjo per nga rendesia eshte e fundit.
tani dhe ky do te marre demshperblimc