Akuza për votën pro Ruçit, deputetja e PD-së Kadiu i përgjigjet gazetarit

Dita

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu ka reaguar publikisht ndaj fjalëve të gazetarit Çim Peka, i cili e ka shënjuar si një ndër deputetet e PD që ka votuar Gramoz Ruçin. Kadiu shprehet se gazetari do të përballet me drejtësinë, për shpifjen që sipas deputetes i ka bërë Peka.
Me një postim në ‘facebook’ deputetja demokrate i është përgjigjur këtyre zërave duke thënë se shumë e vendosën dyshimin tek deputetët e rinj por që asnjë vijë logjikë nuk e pranon që deputetët e rinj, ata që e dinë se duhet të japin maksimumin të hyjnë në pazaret politike.
“Me çështjen e votave për Ruçin janë thënë shumë. Shumë u bë që të vendosej dyshimi ndaj deputetëve të rinj. Asnjë logjikë politike nuk e pranon që deputetet e rinj, ata që e dinë që duhet të japin maksimumin, ata që kanë më shumë arsye për përgjegjësi sepse kanë dhënë gjithçka kane pasur dhe ditur për të qenë në krah të demokrateve gjatë zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, hyjnë në pazare të vjetra politike,” shkruan Kadiu.

Reagimi i plotë i Fatbardha Kadiut:

Të nderuar miq, të nderuar demokratë,
Ditët e fundit në një prej emisioneve televizive, të cilin e ndoqa vetëm pasi u njoftova, gazetari Çim Peka publikisht më ka shenjuar si një ndër deputetet e PD qe paska votuar Gramoz Ruçin.
Mu referua si “e dyta e listës së Durrësit”.
Pa asnjë motiv për të gjykuar në cilin numëror është ky gazetar në listën e gazetarëve të ndershëm dhe transparent, sepse këtë e gjykon me aq sa i lejohet publikut, theksoj që nuk përfaqëson asnjë institucion që gjykon apo prodhon të vërtetën.
Ky gazetar si çdokush tjetër pas kësaj akuze do të përballet me institucionet e drejtësisë nga ana ime për shpifjen që kreu publikisht.
Ky gazetar si kushdo që mund të ketë interesa të veta personale apo të një grupi njerëzish që duan ta dëmtojnë Partine Demokratike, tentojnë të njollosin emrin e kujtdo për intriga të ulëta politike duhet të kuptojë që nuk e mbron aspak petku që shfaqet si opozitar.
Opozitën më shumë se kushdo e dëmton relativizimi i së keqes dhe baltosja pa asnjë fakt!
Ndonëse me profesion jam pedagoge prej mbi 15 vjetësh dhe për politiken kam kontribuar vullnetarisht, pa e ditur asnjëherë se cili do të ishte përfitimi ndër vite, sërish kushdo mund të gjykojë politikisht mirë nëse ka një aparat të mirë arsyetimi.
Me çështjen e votave për Ruçin janë thënë shumë.
Shumë u bë që të vendosej dyshimi ndaj deputetëve të rinj.
Asnjë logjikë politike nuk e pranon që deputetët e rinj, ata që e dinë që duhet të japin maksimumin, ata që kanë më shumë arsye për përgjegjësi sepse kane dhënë gjithçka kanë pasur dhe ditur për të qenë në krah të demokratëve gjatë zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, hyjnë në pazare të vjetra politike. Jo, në fakt deputetet e rinj e dinë që iu takon atyre të jenë më të përgjegjshmit për të ndaluar pazare që politika në këto vite i ka bërë shpesh!
Kjo është një abc politike.
Lufta ndaj deputetëve të rinj të cilët kudo me djallëzi i referohen me numra apo cinizma pa emër e mbiemër është në fakt lufta ndaj PD-së.
Asnjë parti politike nuk ka dëm nga e reja aq më tepër PD që është themeluar nga të rinj dhe bart në frymën e saj të renë!
Duhet ta kuptojnë të gjithë që çdo insinuatë apo goditje që i bëhet PD-së për llogari të një grupi të vogël njerëzish i shërben vetëm Ramës dhe pushtetit te tij që po shkatërron shqiptarët.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *