Akuza të reja pēr ngacmime seksuale për të përzgjedhurin e Trump, Brett Kavanaugh

Mila Hysotoci

Një tjetër grua e akuzon për ngacmim seksual të përzgjedhurin e presidentit Donald Trump për gjykatën e lartë, Brett Kavanaugh.

Deborah Ramirez, një shoqe shkolle në universitetin e Yale të gjykatësit, tha për The New Yorker se Kavanaugh i kishte treguar organet e saj gjenitale në një festë në konvikt.

Vetë gjykatësi i ka mohuar akuzat duke i cilësuar ato një komplot.
Para se Kavanaugh të zërë vendin vakant duhet të miratohet nga Komiteti i Drejtësisë i Senatit dhe më pas edhe nga vetë senati. Pedagogia Cristine Blasey Ford, që e akuzoi Kavanaugh javën e kaluar për agresion seksual në vitet 1980, ka pranuar të dëshmojë para komitetit të senatit, të enjten.

Ford, 51 vjeçare, ka akuzuar Kavanaugh për sjellje të keqe seksuale kur ajo ka qenë 15 vjeçare dhe gjykatësi 17 vjeçar.Këto akuza kanë kthyer në situatë tensionuese procesin e emërimit të Kavanaugh si gjykatës në Gjykatën Supreme, pasi Komiteti Gjyqësor i Senatit ka shtyrë votimin për nominimin e tij, pas akuzave të Fordit një javë më parë.

Disa republikanë, përfshirë presidentin Trump kanë akuzuar Ford dhe demokratët se po përpiqen të vonojnë dhe pengojnë konfirmimin e gjykatësit në detyrë. Michael Avenatti, një avokat amerikan i njohur për përfaqësimin e aktores së filmave për të rritur Stormy Danierls, në rastin e saj kundër presidentit Trump, ka shkruar në “Twitter” se ai do të përfaqësojë një grua të tretë që ka informacione të besueshme në lidhje me gjykatësin Kavanaugh.

M.H/ Dita

Share This Article
2 Comments
  • Sa per njohuri ky akuzohet se I ka prekur te pasmen shoqes se bankes ne gjimnaz kur ishin 16 vjec, akuzat e demokrateve filluan me tam-tam te fuqishem, por pastaj ua uli tonet bill klintoni, kur doli si muhabet se do te hetoheshin edhe ish-presidentet per te shkuaren e tyre rinore.

    Keshtu si po vene punet, nuk eshte cudi fare nje grusht shteti.

    • Po po aty mbahu.
      Klinton nuk i ka dale asnje skandal pervec Lewinskit.
      Edhe ky nuk u quajt agresion seksual sepse ishte me pelqimin e te dy paleve.
      Ka ndryshim dhuna nga mareveshja.
      Po kete nuk e kupton “demokrati” koketrashe vandal shqiptar.
      Eshte mesuar si dhjerotist i Berishes..dhune dhe harbuteri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *