Akuzat e Doshit, Basha: Rama dhe Meta autorët e krimit

Dita

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot pasdite se kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Meta, janë përgjegjës për rrjedhjen e informacioneve në media lidhur me akuzat e Tom Doshit për një atentat të mundshëm ndaj tij. Basha tha se duhet të kryhet një hetim i plotë, ndërsa ende nuk dihet e vërteta e videos.

“Ajo çfarë duam ne është që të bëjmë drejtësi për akuzat që vijnë nga radhët e mazhorancës. Kupola nën akuzë janë bërë bllok për të rregulluar alibitë, për t’i vënë këmbë të gjata gënjeshtrave të tyre, duke I përzier me spekulime pa vlerë me qëllime që njerëzit të mos kuptojnë çfarë po bëhet. Për shqiptarët kjo nuk është e re dhe e papritur. Qeveria I ka mashtuar, duke filluar nga energjia elektrike e me radhë”,-deklaroi Basha. Kryetari i PD-së, akuzoi ministrin e Brendshëm si negociator në pazaret për akuzat e ngritura nga deputeti Doshi.

Share This Article
1 Comment
  • Po ua fut Rama te gjitheve me duket, qofte e afert dita kur te shohim te gjithe maskarenjte prapa hekurave. Kokat i hengshit njeri tjetrit e mos mbeste kembe krimineli ne kete vend qe spo gjen karat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *