AKUZA/ Kina i bën thirrje OBSH-së: Virusi doli nga laboratorët ushtarakë amerikanë. Shkoni hetoni në Maryland

Ornela

Akuzave të SHBA, në veçanti për të ashtuquajturin virusi kinez nga ish presidenti Donald Trump, Kina u është kundër përgjigjur me dyshime rreth sigurisë së vaksinës së kompanisë “Pfizer” kundër Covid-19 dhe ka theksuar se virusi i ri e ka prejardhjen nga një laborator i ushtrisë amerikane.

Akuzat e Pekinit zyrtar u rritën ndjeshëm pas mbërritjes së 13 hetuesve ndërkombëtar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Wuhan për të hetuar prejardhjen e virusit.

Në rrjetet sociale, hashtag-u “American’s Ft. Detrick”, i nisur nga Grupi Komunist i të Rinjve, u pa 1.4 miliard herë javën e kaluar pasi Pekini bëri thirrje që Organizata Botërore e Shëndetësisë të zhvillonte hetime në laboratorin e armëve biologjike në Maryland.

Ndonëse teoritë e paqëndrueshme të Kinës nuk janë të besueshme jashtë vendit, ato kanë audiencë brenda shtetit komunist.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *