Gazeta serbe: Mafia shqiptare dogji kishën tonë në New York

Elton Tafaruci

Për djegien e kishës ortodokse serbe me 1 maj në Manhattan të New York-ut gazeta serbe Kurir po akuzon shqiptarët.

Sipas Kuririt shqiptarët  i vunë zjarrin kishës , sepse i urrejnë  serbët dhe për  festën e pashkëve kanë vendosur  ta djegin kishën. Ndërsa në versionin tjetër e akuzojnë “Mafian shqiptare”

“Mafia shqiptare, e cila është shumë e madhe dhe e fortë në Amerikë, ka organizuar djegien e kishës së Shën Savës në New York, shkruan Kurir.

“Kisha serbe është djegur nga firma e ndërtimit në Manhattan, dhe për këtë punë është e përfshirë edhe mafia shqiptare. Komplot në të cilën kisha është e vendosur në zemër të New York-ut, në Manhatan, dhe ka tërhequr shumë investitorë qe dëshirojnë të ndërtojnë  godinë banimi – thuhet ne analizën në Kurir.

Sipas departamentit zjarrfikës të New Yorkut, kisha u përfshi nga flakët pak para orës 19:00 të pasdites, duke angazhuar 168 persona të ekipit të emergjencës për të stabilizuar situatën. P

amjet tregojnë qartësisht dëmet e shkaktuara në objektin historik fetar, teksa ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri masiv. Autoritet njujorkeze kanë nisur hetimet, duke e konsideruar ngjarjen humbje të madhe për komunitetin serb, shkruan Kurir, përcjellë Klan Kosova.

Guvernatori i Nju Jorkut Bill de Blasi nuk pranoi mundësinë që zjarri ishte vendosur me qëllim. Ndërsa Konsulli serb ne New York ka kërkuar urgjentisht zbardhjen e këtij rasti.

Share This Article
7 Comments
  • Serbet futen derrin ne Xhami te Prizrenit ne 1878,u perleshen muslimanet me katoliket e Prizrenit.

  • Ka mundesi sepse myslimanizmi i shqiptarve te amerikes ka aritir kulmin me ekstremizmin islamik,sidomos ata te newjorkut?

  • Haha, sikur ta dija qe e kane bere vet. Qe kur ndodhi dhe dolen aq shpejt me deklarata thashe, keta dicka kane kurdisur. Po i digjet shpirti tani qe Kosova ka lajme te mira e jo me kisha.Sdq ju mediat tona mos u merrni me Kurir e shoqe, se gjynah me i dhene ze ketyre pislliqeve.

  • VETEM GAZETAT SERBE , DUKE PARE FILXHANIN E KAFES , E MESUAN TE PARAT , QE KETE OBJEKT KULTI ORTODOKS SERB E PASKAN DJEG SHQIPOT .

    SERBET JANE KATANDISUR PER TE ARDHUR KEQ. EDHE PER ATA QE NUK IU PUNON ME (IMPOTENTET) , FAJIN UA KANE SHQIPTARET. DHE PASTAJ THONE SE , PERSE SHQIPTARET KANE AQ URREJTJE PER TA !
    ME KETO,BEHEN EDHE ME TE URRYER !.

    • Kete e kane bere ushtaret e Saliut,qe kerkojne te desbilizojne gjendjen.Ata i kane vene zjarrin ,qe ti krijojne probleme Rames.Po nuk i ha Rama keto ,jo!

  • Uuuuaaaa!Serb-Sali e njejta pjelle e te keqes,e shpifjes.Ashtu sic Saliu foli menjehere per vrasjen e te cmendurit tjeter Azem Hajdari,se ate e ka vrare Fatos Nano,gjithashti menjehere se te 4 te vraret e 21 Janarit jane vrare me stilolaps pistolete e cadra pistolet,ashtu dhe ustallaret e tij UDB-ashe,dalin e flasin menjehere se zjarrin kishes ja kane vene Shqiptaret…
    Anjera pale,Serb apo Berishe nuk presin hetimet,jane vete hetuesa,akuzuesa e gjykuesa e kur del e verteta fshihen si miza ne bythe te kalit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *