Valdrin tjetër? Prokuroria nis “verifikimin për kryebashkiakun e Vorës”

Bora Basholli

Sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur verifikim në lidhje me rastin e Agim Kajmakut, një tjetër nga “fituesit” e 30 qershorit i dyshuar si i dënuar jashtë vendit.

Prokuroria pritet të sekuestrojë formularin e dekriminalizimit e Agim Kajmakut dhe te nisë letër-porosi në shtetin grek ne lidhje me verifikimin e tij.

Më herët Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama, se po tenton të falsifikojë formularin e dekriminalimit të “kryetarit të bashkisë së Vorës” të 30 qershorit.

Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata, tha se njësoj si për Valdrin Pjetri, Kajmaku ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit dhe duhet të japë menjëherë dorëheqjen e të përballet me drejtësinë.

Gjata, tha se strategjia e Edi Ramës për të mbrojtur Agim Kajmakun me betimin se ai as nuk është i dënuar, as nuk është i dëbuar nga Greqia nuk ka asnjë vlerë.

 

 

b.b/dita

Share This Article
7 Comments
  • Eshte pune urgjente , te cfuqizohet ligji I dekriminalizimit . Ka boll ligje , qe nuk lejojne kandidimin e njerzve me probleme . Dekriminalizimi eshte formal dhe idiotesk . A ka ndonje ligj ne bote te lejoi , qe krimineli te jete pushtetar ? Vetem Lul basha, mund ta shkoi neper mend kete. Desh te them se kajmaku eshte njeri si te tere ne dhe ka aftesi drejtuse . Nuk eshte gjytyrym , sic servirin , Luli me shoke . Dekriminalizimi , kerkon te vendosen gjytyryme si Luli , ne drejtim . Kur te shohesh majen e veshit pa pasqyre . Zgalem

  • Nuk ka asgje te keqe qe nje njeri i denuar me pare te jete ne poste publike, neqoftese e ka shlyer denimin e tij dhe nuk eshte ne kerkim per gjera te tjera.

    Problemi qendron gjithmone te mashtrimi kur nje person pyetet ne formular neqoftese ka qene i denuar apo i arrestuar ndonjehere. Ky kajmaku ka genjyer ne formular duke pretenduar se nuk eshte denuar apo arrestuar asnjehere. Kjo eshte shkelja e ligjit.

    Prandaj te dashur Rilindas, kur kandindoni keto manikenet e Ramutit, thuajuni qe te deklarojne te verteten, se nuk eshte fundi i botes.

    Ramutit i interesojne keta lloj tipash, se duke ju a ditur te kaluaren dhe duke i udhezuar qe te mashtrojne ne formular, i kontrollon plotesisht ne te ardhmen. Problemi eshte se si kete lloj byth…..qirash kandidate behen vegla qorre pa kusht te njeshit, duke u degjeneruar totalisht moralisht.

    Kur behesh pjese e kazanit te plehrave, natyrisht si vegel e llozher qe je, do qelbesh era gjithe boten.

  • Prokuroria te mos merret me “cironkat” me “Peshkaqenet e
    llahtarshem” qe i doli gurrmazi te shkretit ambasador LU,
    qe kur ishte ne Shqiperi, qe me siguri qe edhe atje ne Kir-
    kistanin e Larget po te njejten thirrje u ben kupoles politi-
    ke shqiotare qe te mos merren “kajmaket” apo “elviset” por
    me keta kapot e mafias shqiptare duke filluar nga Ai qe
    bredh maleve kodrave e gerxheve … ,duke kaluar mes per
    mes “Bjeshkeve te Nemura te Vicidolit” dhe duke arritur deri tek ata qe sot bejne thirrje per hetimin e kajmakeve qe
    ne historine e dhimbeshme te popullit shqiptar nuk ngrejne
    asnje peshe me rendesi. Por e gjithe kjo zallamahi behet per nje qellim te vetem: te anashkalohet SPAKU dhe BHK
    dhe vemendja e shqiptarit naiv te fokusohet te gjerat “superfluo-t”

  • O shoke po akoma mbetet nje koalicion qelbesirash edhe tani pa Liken?
    Po edhe tani qe ishin fillikat ne zgjedhje kandiduat me plehrat!!
    A mbajne njecike pergjegjesi te gjithe ata qe i bene dua kriekaqolit dhe rilindjes se tij kriminale, perfshire ketu edhe gazeten Dita? Nuk e lani dot veten duke e sulmuar Ramen per ndonje qejf a pazar te prishur se beheni me keq se Mjerua me Saliun.

  • Kjo nuk asht pune e keqe po shume e mire qe ti kontrollojne dhe ti vejne para pergjegjeisse te gjithe fallsifikatoret,te korruptuarit dhe kriminelet.Sepse duam nji shtet te barabart per te gjithe njisoj dhe ti sherbej cdo i zgjedhur popullit pa dallime partie apo ideologjike.Me vjen cudi pse ndjekim shtetet e huaja dhe nuk ngopim ne burg keto te politikanet qe i kemi te korruptuar dhe kriminel si Basha,Berisha familjarisht,pse jo dhe nji cike dhe piktor Rama e shume e shume te tjere.

  • .Po a nuk ka socialist te ndershem ne Vlore, ne Shkoder apo Tropoje ect pa marre hora.t.Normale qe horat horat do te zgjedhin.Turpi ju mbulofte siç ju ka mbuluar.
    Dhe une jetoj jashte po kurr nuk kam pasur probleme me shtetin ku jetoj.A thua ser keta njerez nuk jetojne dot ne meyre te ndershme?

    Po keta si ja lejone vetes te kandidojne apo kane para dhe sipas tyre gjithçka ju lejohet.

    Shikoni dhe mutin qe keni vene ne B.CURR se nje mut i madh eshte dhe ai…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *