Akuzat e PD­-së, reagon drejtoresha Metani: Posta elektronike është hakëruar dhe përdorur qëllimisht

Dita

Pas akuzave të PD-­së se mësuesve tashmë po iu kërkohen edhe bindjet politike në punë, ka reaguar drejtoresha e DAR ,Tiranë, Eglantina Metani. Metani thekson se e gjitha është akuzë politike, teksa denoncon edhe përpjekjet për t’i vjedhur adresën e emailit.

“Dëshpërimi i atyre që nuk duan të shohin reformat e ndërmarra në arsimin parauniversitar ka arritur kulmin. Në përpjekje për të baltosur punën e bërë në keto dy vjet nga Drejtoria Arsimore Rajonale e Qarkut Tiranë, ditët e fundit në adresën time të email­it janë ndërmarrë disa sulme që tentonin të thyenin fjalëkalimin për të përdorur me pas atë llogari. Fatkeqësisht, edhe pse dështuan me adresën time të postës elektronike, viktimë e këtij sulmi ka rënë asistentja ime, të cilës me sa duket jo vetëm i është thyer fjalëkalimi, por llogaria i është përdorur edhe për qëllime të ulëta politike. Nuk ka asnjë kërkesë nga institucioni që unë drejtoj për tu informuar mbi bindjet politike të mësuesve në shkollat e Qarkut të Tiranës.

Për ne, shkolla është e depolitizuar dhe siç treguam në zgjedhjet e fundit të qershorit, koha kur mësuesit përfshiheshin në fushata elektorale ka marrë fund. Dëshiroj t’i kërkoje ndjesë çdo mëuesi që mund të jetë ofenduar profesionalisht nga akuzat e përcjella në media nga përfaqësues të partive politike. Koha kur mësuesit përdoreshin politikisht nga eprorët ka mbaruar, pasi kjo administratë është e vendosur për t’i mbajtur plotësisht të depolitizuara institucionet arsimore”,  thuhet në deklaratën e Metanit,

Share This Article
12 Comments
  • Pwr sa i pwrket detyrimit me shku ne Tiranw apo me dal nw metingun e radhws qw ka organizu pozita me ju than tw drejtwn nuk kena ken tw detyrum. Kjo vetwm nw institucionet ku drejtuesit kanw ken tw PS-sw. Pwr sa i takon institucioneve ku kanw drejtu LSI-istat tjetwr bisedw.
    Me than tw drejtwn kwto tw LSI-sw ja kan kalu atyne tw PD-sw.
    Gjithsesi nuk mund tw lw pa thanw se PS-ja ka mwkate tw tjera…………………

  • Geisha e radhes e Rames brockulliti si bibe qe eshte. Moj zonjeze drejtoreshe kjo asistentja tende, qe na i paskan thyer fjalekalimin e emailit pse nuk ka bere kallezim penal, spse ne kodin penal shqiptar ka disa nene per krimet elektronike. Per me shume moj mjerane, po sikur prokuroret e dhalles nga deklarata jote publike te fillojne ceshtjen penale kryesisht, a e kupton se ti dhe sekretarica jote shkoni per lesh bubi. Mund te akuzoheni dhe tu provohet qe keni genjyer publikisht, se nuk eshte keqperdorur llogaria juaj, por ju si geisha tralala keni lene gjurmw me e-mail per te tilal debillleqe, qe mund te ishin te pranueshme per te majten ne 1997-1998 por jo sot! Inshalla djemte e Dhalles se prokurorise fillojne ceshtjen penale kryesisht.

  • Zonja me lart gjithashtu duhet te deklaronte qe nqs mesuesit kane marre nje email te tille ta injorojne se nuk eshte email zyrtare, dhe t’ju dergoje intitucioneve arsimore nje memo ku te behet e qarte se keto jane manipulacione poitike.

  • O i Majti! Une jam i “i djathti”! Ate qe i ka bere Berisha dhe berishistet Shqiperise nuk ja ka bere as Enveri! Te gjithe maskarenjte jane akoma ne PD! Te ndershmit i “lane pendet Berishes”dhe Bashen!

  • Nese eshte e vertete qe pd po hakeron e mailet e ps, dhe per me keq edhe i deformoka keto, sipas interesave destruktive te saj, atehere Z. Metani t’i padis ne prokurori dhe te mos bjere edhe ajo ne pozitat e llafeve. Rast me te mire per ti demaskuar nuk ka. Ti ndodhte pd kjo, berisha do bente namin.

  • PO KUR BEN EDHE KJO SI K…… E NDERSHME.

    1. VENDIN E PUNES E KE MARRE SE KE LENE P…. PENG.

    2. MERRESH ME POLITIKE NE DETYRE TE SHTETIT

    3. MOS BEJ SI K…. E NDERSHME.

  • Or ti i “djathri” Tj,mos e kruaj me Enverin se ti ke ardhur ne kete bote mbas vdekjes se tij.Leri te flasin ata qe kena jetuar ne kohen e tij.Sikur keta te sotmit te benin sa gjysma e asaj qe beri Enveri do ishim shume,shume me mire.

  • U kushtu ben kjo. Sikur nek eshte e vertete. Turp per nje drejtuese institucioni me keto flliqesire. Prokuroria te hape qeshtjen kryesisht dhe te zbardhet e verteta e kesaj maskarade.

  • Po ai Markagjoni e lexuat sot si çuditet:” Imagjinoni sikur kjo te kish ndodhur ne kohen e Berishes” ??????? Po mire mo mire, e zeme se eshte i vertete permbajtja e emailit. Kaq jashte realitetit jane keta opinionberresit tane. Po pyke e ka bere zoti kete Markagjonin, apo e ben kastile me irritu robt ne kete vape. Imagjinoni qe kjo te kish ndodhur pra 2013 -thote. pu, pu çfere trapi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *