Akuzat e UEFA-s: Ridvan Bode e Dashnor Sula, të përfshirë në trukime

Ornela

Skandali i trukimit të ndeshjeve të Skënderbeut i cili e la për 1 vit atë jashtë Ligës së Kampionëve dhe që tashmë e rrezikon që ta lërë për një dekadë jashtë çdo kompeticioni europian, ka marrë përmasa më të mëdha duke përfshirë figura politike dhe biznesmenë të njohur.

Në raportin e UEFA-s, thuhet se që nga viti 2010 Skënderbeu ka manipuluar mbi 50 ndeshje kombëtare e ndërkombëtare.

Nga ky raport dalin të përfshirë dy njerëz me shumë peshë dhe të afërt me ish-kryeministrin Sali Berisha. Bëhet fjalë për ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode si dhe ish-deputetin Dashnor Sula.

Sipas raportit të UEFA-s të publikuar nga “Shqiptarja.com” , këta dy politikanë përmenden si të përfshirë në skandalin e trukimeve në bastet sportive. Madje ish-ministri Ridvan Bode përmendet sëbashku me presidentin aktual të Skënderbeut, Ardian Takaj dhe ish-presidentin Agim Zeqo. Ata cilësohen në këtë raport si personat kryesorë të klubit korçar të lidhur me bastet.

Sipas raportit të publikuar nga UEFA, ish-ministri Bode, ish presidenti i ekipit Agim Zeqo dhe ai aktual, Ardian Takaj kanë trukuar 52 ndeshje të Skëndërbeut, 41 ndeshje në Superligën Shqiptare, 5 në Champions League dhe 6 ndeshje miqësore.

Në raport thuhet se për dy politikanët e Partisë Demokratike dyshohet të kenë ndikuar në rezultatin e dy ndeshjeve midis Skënderbeut e Shkumbinit.

Ridvan Bode thuhet gjithashtu se ka një lidhje të ngushtë me klubet e tjera në Shqipëri. Ai është mik i mirë i donatorit kryesor të KS Shkumbinit, Dashnor Sula. Të dy janë anëtarë të Partisë Demokratike.

Në të vërtetë nga sinjalizimi i BFDS janë edhe dy ndeshje midis Skënderbeut e Shkumbinit të sinjalizuara (12/12/2010 dhe 08/12/2012 ) si të trukuara për baste nga ku del i fituar Skënderbeu.

Të dyja ndeshjet nga BFDS janë raportuar si: “Shumë të dyshimta dhe ka shumë të ngjarë të manipulohen për qëllime bastesh””, thuhet në faqet 56-57 të raportit inspektorëve të UEFA-s.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Miljonat e eurove qe bode kurva ,
    i vodhi shhtetit shqiptare ,
    i investoj ke futbolli , qe me sa duket te ket sherbyer
    si nji lavatrice te pareve te pista te mafies politike .
    Perse nuk e merr Vettingu boden nen dare ?!
    C’pritet me ?
    Apo i bisedohet njiher me mafiozat politike ,
    ti derdhin te gjitha miljonat ne kasat e Padroneve te Vetting-ut , e nqs nuk i derdhin te gjitha ,(sepse ata dijn gjithcka sa kane vjedhur e ku i mbajne depozituar ne cilat banka) ateher fillon t’i kapi ligji ,Vetting Mafiozi !!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *