Akuzat për CEZ, Qeveria “Berisha” pagoi 320 mijë euro “Patton Boggs” për një punë që s’u bë

Bledar Lumani

Opozita ka përsëritur sot akuzat për marrëveshjen e qeverisë me kompaninë çeke CEZ.

Por, disa dokumente tregojnë përgjegjësine e qeverisë së shkuar në lidhje me këtë çështje.

Në letrën e 30 shtatorit të vitit 2013, kur qeveria e re sapo erdhi në pushtet, studioja ligjore Derains& Gharavi informonte ministrin Gjiknuri, duke vënë alarmin se ishte humbur kohë e vlefshme nga mosveprimet e institucioneve shqiptare.

Konkretisht, avokatët e Shqipërisë për në arbitrazh deklaronin se në 31 dhjetor 2012, me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës (ku z.Bozdo ishte zv.ministër) u firmos një memorandum për hapat që duheshin ndërmarrë në raport me CEZ-in.

Avokatët sugjeronin angazhimin e një grupi me ekspertë teknike, hartimin e një padie të shpejtë kundër CEZ-it dhe gjithashtu krijimin e një grupi pune me përfaqësues të organeve të ndryshme të shtetit shqiptar për të mbledhur dokumentet e nevojshme për padinë në arbitrazh.

Në letrën drejtuar Avokates së Shtetit, avokatët e Shqipërisë shkruajnë se “në takimin e mbajtur në Tiranë në zyrat e METE-s në 30 prill 2013, ku morët pjesë ju, Ministri Mima dhe zv.ministri Bozdo, u aprovuan të gjitha rekomandimet dhe u theksua rëndësia e hartimit të një padie në gjykatë përpara se sa këtë ta bënte shoqëria CEZ”.

Një pikë më poshtë në këtër letër të muajit shtator ku analizon situatën e rëndë, avokatët konstatojnë se “ende asnjë prej rekomandimeve tona nuk është plotësuar…., ndërkaq, CEZ arriti të shfrytëzonte momentin i pari për të depozituar padinë në gjykatën e Arbitrazhit kundër Shqipërisë”.

Avokatët shkruajnë gjithashtu se qeveria shqiptare gjatë periudhës nga dhjetori 2012 kur u miratua memorandumi deri në shtator 2013 nuk bëri asgjë për të plotësuar kërkesat në funksion të mbrojtjes në arbitrazh duke mos kryer auditimin teknik e as financiar që ishte i domosdoshëm për ngritjen e padisë.

Në të njëjtën kohë, në të cilën sipas letrës së 30 shtatorit të avokatit Derains& Gharavi, qeveria Berisha nuk paguante kompanitë që duhet të bënin auditin teknik e financiar të CEZ-it, Shqipëria përmes Entit Rregullator të Energjisë lidh një kontratë konsulence me kompaninë Patton Boggs duke i dhënë 320 mijë euro.

Kontrata u lidh në 12 shkurt të vitit 2013 me objekt konsulencë në ndjekjen e procedurës së heqjes së licencës së CEZ-it, ndërsa në fakt licenca ishte hequr që në muajin janar 2013.

Në një kohë kur nuk paguheshin kompanitë audituese që do të mund të krijonin shansin për të depozituar Shqipëria një padi në arbitrazh kundër CEZ-it, qeveria Berisha jepte dritën jeshile për 320 mijë euro për konsulentët e Patton Boggs.

Ndër pikat alarmuese të avokatëve është tejet i trishtë edhe konstatimi që flet për periudhën kur në METE ishte pikërisht zv.ministër Enno Bozdo.

Në letër thuhet “kemi tentuar të zhvillojmë disa takime në Tiranë, apo me telefon. Me shumë vështirësi mundëm që në fund të gushtit të kryenim një conference call me përfaqësues të ERE, KESH dhe OST”, ndërsa më tej shkruhet se METE nuk i përgjigjej kërkesës së avokatëve për një “conference-call”.

Duket paradoksale se si Bozdo, i cili ishte pjesë e këtij mosveprimi nga ana e shtetit shqiptar shfaqet publikisht duke fajësuar qeverinë e re për ato çka nuk janë kryer prej qeverisë, në të cilën ai bënte pjesë dhe atij personalisht në detyrën e zv.ministrit./b.l

letra 1letra 2

Share This Article
4 Comments
  • N.q.s për çështjen e cez,akuzat e qeverise dhe te ministrit gjiknuri ndaj sali berishés and co , nuk kalojnë nëpër zinxhirin nga akuza politike,në akuza ekonomike,në akuza juridike dhe se fundi në pranga, është e kotë të themi se u bë detyra? Tollumbace si në rastin “mimi kundër imamit” nuk duam te dëgjojmë më? Kanë trembur edhe vetë mimin e cila ka dy muaj qe nuk pipëtin!? Tung!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *