Akuzat për teatrin, Balla – Vokshit: Je e ftuar të provosh shpifjet në Gjykatë

Ornela

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas akuzave të deputetes së PD-së,  Albana Vokshi lidhur me shembjen e Teatrin Kombëtar, duke i quajtur ato si shpifje.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Balla deklaron se Vokshi, ashtu si Lulzim Basha, do të jetë e ftuar të provojë në gjyq se shpifjet e saj nuk janë të pabazuara.

Sipas Ballës, kjo çmenduri balte e përshkallëzuar, pasi Shqipëria mori datën për çeljen e negociatave, ka zhvleftësuar çdo mjet tjetër reagimi ndaj këtyre esadistëve të rinj të Shqipërisë.

Reagimi i plotë i Ballës në Facebook:

Duke qenë se sot Lulzim Basha, zgjodhi ta hedhë baltën e shpifjeve përmes deputetes Albana Vokshi, meqë në fundjave ai zakonisht viziton Holandën, nuk mbetet gjë tjetër përveçse t’ia bashkojmë deputeten me kryetarin e saj në rrugën drejt gjykatës me një padi të radhës.

Zonja Vokshi, ashtu si Lulzim Basha, do të jetë e ftuar të provojë në gjyq se shpifjet e saj nuk janë të pabazuara. Kjo çmenduri balte e përshkallëzuar, pasi Shqipëria mori datën për çeljen e negociatave, ka zhvleftësuar çdo mjet tjetër reagimi ndaj këtyre esadistëve të rinj të Shqipërisë.

Sa për deklaratën e zotit Bylykbashi edhe kjo nuk qëndron. Me dakordesinë e kryetarëve të grupeve parlamentare PS, PD dhe LSI është ngritur një grup pune me deputetët Hysi, Alibeaj, Haxhinasto etj, para shumë javësh, i cili bëri një punë të mirë për Kodin e Etikës dhe me frymë bashkëpunimi për pasqyrimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në Rregullore. Puna është ndërprerë për shkak të bojkotit të punës parlamentare nga opozita në javët që parapriu vendimin e Këshillit Europian për hapjen e negociatave mes BE dhe Shqipërisë. Planifikimi në Kalendar është thjeshtë një mbartje prej javësh, sa kohë që ende Grupi i Punës nuk ka një projekt final. Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por esadistët e rinj nuk kanë turp.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Tai qe mbesa e Bijes eshte ibret kjo dihet por budallalleku i Tao Tao tashme ka kaluar cdo cak.
    Akuzat qe po behen per projektin e teatrit nuk jane shpifje dhe ne prokurori kjo ceshtje ka shkuar. Madje do te ishte shume mire qe kjo ceshtje te shkonte ne prokurori sepse Dhjeliajt iu kerkua te bente transparence me projektin dhe ai akoma nuk e ka bere e nuk eshte paraqitur as ne komision per ta bere nje gje te tille. Uroj qe te shkohet ne prokurori e ceshtja te mos mbyllet ashtu si me Arditin e vogel.

  • Keto “gelbaza veremi” qe cdo dite gjejne sajesa e shpifje
    te reja duhen rrasur ne burg me njehere si antisociale
    shume te rrezikshem : vokshet,salianuset,lalusheshet,lo-
    qet,alibejushet ,bumcet etj……..!
    Sepse perbejne modelet me te keqinj per shqiptaret e za-
    konshem duke deputete,perfaqesues te “popullit”,sido-
    mos modele te neveteshme per brezin e ri, i mesojne te
    genjejne,te mashtrojne,te vjedhin, te percudnojne,te vra-
    sin,te vjedhin, te ngrejne nje shoqeri mafioze,idem me ate qe ka krijuar Sali Vicidoli e Ilir Florir me bandat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *